Klosi: Edhe sipas raportit të KE-së, niveli i papunësisë është ulur

    366
    Niveli i papunësisë në vend është ulur ndjeshëm dhe kjo gjë thuhet edhe në raport porogresin e KE u shpreh sot ministri i mirqënies sociale Blendi Klosi në një daljë për mediat.
    Në një analizë të punës së ministrisë së tij me rekomandimet dhe përfundimet e raportit Klosi tha se reforma në pensione ka një zhvillim të dukshëm të koordinimit. Papunësia ndonëse ende në nivele të larta, ka pësuar në rënie të ndjeshme tha Klosi. Sipas tij planet e ardhshme të ministrisë janë hartimi i programit të ri të riintegrimit social, reforma e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar, etj.
    “Po hartohet programi i ri i integrimit social që synon rritjen e shanseve për punësim të qëndrueshem të anëtarëve të familjeve të ndihmës ekonomike. Reforma e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar shënon shmangien e abuzivizmit dhe targetim më të drejtë. Vetëm nëpërmjet kontrolleve të këtij viti janë ulur numri i abuzivimit me më shumë se 5% të kësaj skeme. Është dizenjuar paketa ndihmës sociale për ofrimin e shërbimeve në nivel vendor”, tha ministri Klosi. 
    Sigal