Klosi: Dokument për mbrojtjen e fëmijëve, jo më dhunë ndaj tyre

    381
    Rastet e abuzimit me fëmijët kanë nxitur ministrinë e Mirëqenies Sociale të ndërmarrë një sërë masash për të siguruar mbrojtje për ta. Në kuadër të kësaj ministri Blendi Klosi ka prezantuar dokumentin për mbrojtjen e fëmijëve.
    “Sot po paraqesin një dokument të plotë për të pasur mekanizma që mbrojnë fëmijët shqiptarë. Kohët e fundit kemi pasur disa ngjarje që na kanë shtyrë të marrin këta masa. Duhet të sigurojmë mbrojtje sociale. Dokumenti na jep një udhërrëfyes për të siguruar mirërritjen dhe të ardhmen e fëmijëve”, tha ai.
    Gjithashtu ministri Klosi prezantoi edhe objektivat kryesore që do të ketë ky dokument. Ai sqaroi se duhen mekanizma të qartë për mbrojtjen e tyre duke theksuar se çdo fëmijë duhet të jetë i mbrojtur dhe të mos lihet në harresë.
    “Duhet të hedhim idetë e para se çfarë do bëhet me këta fëmijë, pra që të bëjmë të mundur edhe riintegrimin e fëmijëve të dhunuar. Tre janë objektivat kryesore. Së pari, krijimi i masave efektive për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve. Së dyti, krijimi i një mekanizmi institucional efektiv. Së treti, krijimi i një sistemi drejtësie që të jetë miqësor për ta.”, sqaroi Klosi.
    Sigal