Klinton Zeqiraj:Jam i dashuruar me Luzen e Portokallisë

749
Sigal

INTERVISTA/  Flet modeli dhe moderatori Klinton Zeqiraj: Jam me parimin dashurinë shijoje deri në fund

Tashmë është në vitin e parë të shkollës së lartë dega e Shkencave të Komunikimit dhe duket sikur e ka lënë në hije televizionin. Por jo. Ai ndjek me vëmendje çdo emision të ri, akumulon dhe po përgatitet për befasi. Ndër të rejat e fundit të Klintonit është se ai tashmë është i dashuruar dhe këtë e thotë me plot gojën. Dhe nuk është një dashuri dosido, por me Luzen e Portokallisë, të cilën ai e ndiqte me shumë vëmendje çdo fundjavë.  Dhe pse Luzja është 8 vjet më e madhe, për të dy të rinjtë kjo nuk përbën problem, pasi ajo ndihet shumë mirë ndërsa Klintoni po njeh një dashuri që s’e kishte imagjinuar. Thashethemet për ta nuk përbëjnë problem, pasi të dy janë artistë dhe tek thashethemet shikojnë rrugët e reja për të ecur më lart në art.

 -Me se merret aktualisht Klintoni?

Aktualisht jam duke u marr me shkollën dhe i jam përkushtuar më shumë asaj.

 -Përse zgjodhët degën e Shkencave të Komunikimit për studim?

 Zgjodha këtë degë për arsye sepse duke qenë se unë merrem me televizion dhe këtë kam primare tani mendova të vazhdoja për marrëdhënie me publikun, duke ditur që i përshtatet me shumë dhe e kam më në brendësi të profesionit që kam.

 -A të mungon ekrani dhe çfarë projektesh ke për të?

Ekrani po të them të drejtën, së shpejti kam një projekt televiziv dhe gjithashtu dhe modelingun që e kam pasion s’do ta lë mënjanë.

 -Kur dhe si u njohët me të dashurën e re?

Nëpërmjet një shoqes tonë të përbashkët pasi mua më pëlqente shumë roli i Renadës, domethënë të Luzes në Portokalli dhe sa herë që komunikoja me këtë shoqen time imitoja shpesh batutat e saj dhe që në takimin e parë u përshtatëm shumë me njëri- tjetrin.

-A është xheloz në dashuri Klintoni?

Në çdo dashuri po s’pati xhelozi nuk quhet e tillë, por nuk jam ekstrem.

 -Cili është emisioni më i bukur për Klintonin në këto çaste?

Ka disa, por nuk them se kam ndonjë të preferuar të veçantë. Përgjithësisht janë “ok”.

 -Tashmë është bërë publike se ju jeni dashuruar me një femër 8 vjet më të madhe. Cila është ajo dhe a janë të vërteta fjalët e përhapura?

Po është e vërtet, ajo është Renada ose ndryshe siç njihet nga të gjithë LUZJA aktorja e Portokallisë, ndihemi shumë mirë dhe s’e kemi problem fare për moshën.

 -Si ndjehet Klintoni në këtë dashuri?

Ndihem shumë mirë.

 -Kush e mori iniciativën për propozim ju apo ajo?

 Gjithçka erdhi natyrshëm, ku ka gjë më të bukur, kur gjërat vijnë vet.  Po puthjen e parë kush e rrëmbeu?

Të dy njëri- tjetrit. U afruam si me komandë. Pra, një dashuri e veçantë.. ahahaaaa.

-Sa zgjat një dashuri e re për Klintonin?

Gjithçka do ja lëmë kohës është ajo që tregon çdo gjë më mirë… Momentalisht ndihemi shumë mirë pranë njëri- tjetrit.

 -A janë femrat sot më besnike se meshkujt?

 Varet, s’janë të gjitha njëlloj, varet nga individi.

 -Cili është momenti më i bukur në një dashuri?

 Kur ka dashuri të vërtetë sinqeritet dhe mirëkuptim.

 -Çfarë pëlqeni më shumë tek një femër, bukurinë, zgjuarsinë apo seksin?

 Bukurinë sot e ke nesër s’e ke, kështu që jam më shumë tek njeriu si karakter. Më shumë pëlqej sinqeritetin dhe nëse ka mirëkuptim në një marrëdhënie të tjerat vijnë vetiu në mënyrë shumë harmonike.

-Ku ndihet më mirë Klintoni në shoqërinë e meshkujve apo të femrave?

 Nëse është shoqëri e mirë ndihem tek te dyja palët.

-Në këtë klimë të nxehtë politike a ka menduar Klintoni të pozicionohet në një parti politike?

(apapa…) s’dua të merrem fare me politik është komplet jashtë natyrës time, po ka ndonjë gjë me artin atëherë po.

 Kaloni shumë kohë me librat?

Ah, tani që jam në shkollë pjesën më të madhe atyre ua dedikoj.

 Po dashurisë …?

I kushtoj tërë kohën e mbetur. S’dua t’i jem borxh asgjëje, Gjella me kripë dhe kripa me karar.

Ndihesh keq nga thashethemet?

Aspak. Mjafton të jem mirë me vetveten. Mjafton të mos cenoj dikë në personalitet. Ai që flet kot, do vijë një ditë që do pendohet.

 Si model mbani dietë?

Jo s’mbaj dietë të veçantë, por nuk abuzoj me asgjë. Ruaj sensin e masës kudo.

Të mungon shoqëria mbas kësaj lidhjeje?

Jo se më mungon, por nuk kam aq kohë të lirë sa më parë. Megjithatë, edhe kur jam me të dashurën, shokët për shumë orë janë të pranishëm.

 Është hall dashuria?

Ahaaaaaaaa…s’e di. Për mua jo deri tani flas. Kam dëgjuar se shumë shokë e kthejnë në hall dashurinë për shumë arsye. Unë jam me parimin dashurinë shijoje deri në fund. S’ka më mirë se dashuria.