Klevi Pojana: Ne do të trokasim në çdo zemër shqiptari sepse për ne mbi çdo gjë qëndron dashuria për njerëzit dhe atdheun

507
Nënkryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim gjithashtu kandidat për deputetë në Qarkun e Tiranës, Klevi Pojana ka zhivlluar takime në Tiranë me banorët për të diskutuar për problemet dhe shqetësimet e tyre.I shoqëruar nga të rinjtë e LRI ka shpërndarë dhe programin e LSI dhe ka informuar në lidhje me shanset që ofron ky program.

“Ne do të trokasim në çdo zemër shqiptari për të çuar lajmin e mirë se të rinjtë duan t’i dalin për zot vendit!Ne do të trokasim në çdo zemër për të punuar për një të ardhme më të mirë!Ne do të trokasim në çdo zemër sepse për ne mbi çdo gjë qëndron dashuria për njerëzit dhe atdheun!” është shprehur Klevi Pojana në një status në Facebook.
Sigal