Klevi Pojana: Ju që dhunoni gra dhe vajza jeni burracakë dhe qënie të pështira!

565
Klevi Pojana ka reaguar me një status në rrjetet sociale për dhunimin e kandidateve të LSI dhe LRI në Fusharrës duke I cilësuar pesonat që vënë dorë mbi femrat si burracakë dhe qënie të pështira
Sigal

Statusi i plotë

Ju që dhunoni gra dhe vajza jeni burracakë dhe qënie të pështira!
Ju që i urdhëroni jeni po aq fajtorë dhe kriminelë!
Nuk ka frikë, nuk ka tërheqje dhe as kthim pas në rrugën tonë! 
Fajtorët do ta paguajnë, diktatura është vrarë në këtë vend dhe për të nuk mund të ketë më ‘Rilindje’!
Rinia shqiptare nuk do të mbahet peng nga banda e narkopërdoruesve dhe narkotrafikuesve, ajo e ka bërë zgjedhjen e saj, ajo ka zgjedhur rrugën e integrimit!
LSI e përbuz dhunën dhe imponimin! Dënimi ynë do të vras aspiratën e atyre që duan oligarkinë! Në 25 Qershor merr fund e keqja!
LSI forcë e parë, për një shans për të gjithë, për një të ardhme më të mirë!