Klavio Meça, dy rekorde në Ballkanikun e Larisës

610
Sigal

Notari i ri i talentuar i Tiranës vendosi dy rekorde Kombëtare në 400 dhe 150 metra stil i lirë

Klavio Meça vendosi dy rekorde të reja kombëtare në not në 400 dhe 1500 metra në pishinën e mbyllur 50-metërsh në Kampionatin Ballkanik për të Rinj e të Reja të zhvilluar në datat 26-27 prill në Larisa të Greqisë. Në këtë aktivitet ndërkombëtar, në të cilën morën pjesë notarë nga Greqia, Turqia, Qipro, Bullgaria, Serbia, Maqedonia, Bosnjë Hercegovina, Rumania dhe Moldavia, noti shqiptar u përfaqësua edhe nga Nikol Merizaj (Te Stela) e Kerolajn Kola (Tradita). Në kompeticion morën pjesë djemtë e vitlindjes 1996-1997 dhe vajzat e vitlindjes 1998-1999. Kampionati ishte i një niveli shumë të lartë cilësor dhe në të morën pjesë disa nga notaret më të talentuar dhe premtues në rang ballkanik. Gara e 400 metrave stil i lirë për meshkuj ishte shumë e ashpër midis 16 garuesve. Pikërisht në këtë garë, notari i ekipit tonë Kombëtar, Klavio Meça, vendosi edhe rekordin e tij me kohën e re 4:16.47, duke e ulur me më shumë se dy sekonda rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Edvin Zekthi (aktualisht stërvitet në SHBA) me kohën e vjetër 4:18.36. Klavio Meça u rendit i 12-ti nga 16 pjesëmarrës duke lënë pas dy maqedonas, një serb dhe një boshnjak. Vendin e parë në këtë garë e mori greku Dimitriou Dimitrios me kohën 03:57.65. Rekordi tjetër Kombëtar i Meçës u regjistrua në garën e 1500 metrave me kohën 16:55.24, duke përmirësuar kohën po të mbajtur prej tij në shifrat 17:31.86, i vendosur në shtator të vitit të kaluar në Kampionatin Kombëtar të Notit të pishniën 50-metërshe të Akuadromit të Tiranës. Meça në këtë garë u rendit i 9-ti nga 13 pjesëmarrës, duke lënë pas notarë serbë, turq dhe maqedonas. Vendin e parë e zuri Ilias Karatrados i Greqisë me kohën 16:03.41. Ky aktivitet shërbeu edhe si test para Olimpiadës Rinore Olimpike “Nanjing 2014”, që do të zhvillohet gjatë muajit gusht në Kinë. Me gjithë përmirësimin e  ndjeshëm të kohës në 400 m, Klavio Meça, i cili vitin e kaluar mori pjesë në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Barcelonë të Spanjës, nuk arriti që të kualifikohet me normë për në Olimpiadë (norma në 400 m stili i lirë është 4:10.14) duke shpresuar se mund ta realizojnë atë në mitingun “International Meet Ljubjana Cup 2014”, që do të organizohet në Lubjanë të Sllovenisë nga datat 24-25 maj. Pak javë më parë, Noel Borshi (stërvitet në Itali) arriti normën olimpike në 200 metra në garën 200 m delfin. Pretendentë për një vend në Lojërat Olimpike Rinore “Nanjing 2014” janë dhe Anxhela Kashari dhe Edvin Zekthi, të cilët synojnë të mbërrijnë në Kinë me normë të kualifikuar çka do të ishte pa dyshim një sukses i madh për notin tonë, pasi sportistët shqiptarë kanë marrë pjesë në aktivitetet e mëdha botërore përmes ftesave nga Federata Botërore e Notit, FINA.

KEROLAJN KOLA

Përveç Klavio Meçës, në Kampionatin Ballkanik të Larisës morën pjesë edhe dy notaret e reja, Kerolajn Kola (50m dhe 100m shpinë) dhe Nikol Merizaj (100 m stil i lirë, 100 m delfin). Në garën 50 metra shpinë për vajza (15-16 vjeç), notarja jonë Keroljan Kola u rendit e fundit nga 15 notare pjesëmarrëse me kohën 00:36.09, ndërkohë që fituese në këtë disiplinë doli malazezja Ksenija Milutunoviç me kohën 00:30.87. Vendi i dytë dhe i tretë u ndanë midis turkes Sezin Eligul (00:30.94) dhe bullgares Bojana Tomova (00:31.01). Në 100 metra shpinë, Kerolajn Kola u rendit e 15-ta nga 16 pjesëmarrëse me kohën 01:16.15, duke lënë pas boshnjaken Matea Tunjiç me kohën 01:18.41. Vendin e parë në këtë disiplinë e zuri Joana Saha me kohën 01:05.91. Në 50 metra flutur, Kerolajn Kola u rendit e 14-ta nga po aq pjesëmarrës me kohën 00:33.27. Vendin e parë e zuri grekja Varvara I. Lebl me kohën 00:28.64.

NIKOL MEZIRAJ

Në garën e 100 metrave stil i lirë, Nikol Merizaj u rendit në vendin e 14-të nga 19 pjesëmarrëse, duke fiksuar kohën 01:03.05. Vendin e parë e zuri, grekja Stavrula Baka me kohën 00:57.41, e ndjekur nga dy turke: Busra Z. Onal (00:59.16) dhe Zejnep Obadasi (00:59.37). Në garën e 200 metrave stil i lirë, Nikol Merizaj u rendit në vendin e 15-të nga 19 pjesëmarrëse, duke e ndalur kronometrin në 02:18.36 dhe lënë pas katër notare të tjera: boshnjake, malazeze e maqedonase. Vendin e parë në këtë garë e zuri turkesha Ajca T.Bahtoglu me kohën 02:05.86. Në garën e 100 metrave delfin, Nikol Merizaj u rendit e fundit nga 15 notare, duke fiksuar kohën 00:38.30. Vendin e parë e zuri Mihaela Bat me kohën 00:32.91, e cila pas dy notaret greke: Angeliki Mayradza (00:33.18) dhe Athina Kostandinidi (00:33.99).

REZULTATET E KLAVIO MEÇËS

400 metra stil i lirë

1. Dimitriou Dimitrios     Greqi            03:57.65

12. Klavio Meça               Shqipëri 04:16.47

13. Aleksandër Nikoliç    Serbi            04:20.66

14. David Triviç               Bosnjë H.     04:31.31

15. Jakov Jovanov            Maqedoni     04:33.10

16. Mario Dzugovski       Maqedoni     04:39.39

1500 metra stil i lirë

1. Ilias Karatrados            Greqi            16:03.41

9. Klavio Meça                 Shqipëri 16:55.24

10. Omer Tara                  Turqi            16:56.41

11. Nikola Kostic             Serbi            17:16.09

12. Zivan Uromoviç         Serbi            17:20.66

13. Bojan Rampovski              Maqedoni     20:15.11

REZULTATET E KEROLAJN KOLËS

50 m shpinë

1. Ksenija Milutunoviç    Mali i Zi      00:30.87

15. Kerolajn Kola             Shqipëri 00:36.09

100 m shpinë

1. Ksenija Milutunoviç    Mali i Zi      00:30.87

15.Kerolajn Kola                    Shqipëri 01:16.15

16.Matea Tunjiç               Bosnjë H.     01:18.41.

50 metra flutur

1 Varvara I. Lebl       Greqi            00:28.64

14 Kerolajn Kola                    Shqipëri       00:33.27

50 metra bretkosë

1. Mihaela Bat                  Moldavi 00:32.91

15 Kerolajn Kola                    Shqipëri       00:38.30

REZULTATET E NIKOL MERIZAJT

100 metra stil i lirë

1 Stavrula V.Baka            Greqi     00:57.41

14. Nikol Merizaj             Shqipëri 01:03.05

15. Alina Ahmedbegoviç Bosnjë H.     01:03.07

16. Jovana Terziç             Mali i Zi      01:03.09

17. A. M.Damjanovska           Maqedoni     01:03.46

18. Negra Ahmetspahiç           Bosnjë H.     01:03.91

19. Angela Ninik                    Maqedoni     01:05.34

200 METRA STIL I LIRË

1. Ajca T.Bahtoglu           Turqi            02:05.86

15. Nikol Merizaj             Shqipëri 02:18.36

16. A. M.Damjanovska           Maqedoni     02:19.81

17. Nikolina Kopjana              Bosnjë H.     02:20.76

18. Jovana Terziç             Mali i Zi      02:22.05

19. Angela Ninik                    Maqedoni     02:23.47

50 METRA FLUTUR

1. Mihaela Bat                  Moldavi 00:32.91

15. Nikol Merizaj             Shqipëri 00:38.30

Në ambientet futbollistike përflitet për kompromise të shumëfishta në dëm të Partizanit

 Skenarët e errët të Superligës

  Java e parafundit Kategorisë Superiore është e përqendruar në dy beteja të mëdha, në luftën për biletat e mbetura në Europë dhe atë për mbijetesë. Në ambientet futbollistike përflitet për kompromise të shumëfishta në dëm të Partizanit në lidhje me biletën për në Europë dhe në dëm të Besës për të rënë nga Kategoria. Gjërat komplikohen më shumë, pasi kemi dhe një finale të Kupës së Shqipërisë, për t’u zhvilluar, ajo midis Kukësit e Flamurtarit, në varësi të së cilës do të përcaktohet edhe se nëse do të shkojnë në Ligën e Europës vendet 2-3 (nëse nuk e fiton Kukësi Kupën) apo vendet 2-3-4, në rast se Kupën e fiton Kukësi. Janë dhe 180 minuta dhe gjashtë pikë në lojë. Skenarët janë të shumëfishte, ashtu si ekuacionet dhe intrigat e këtij kampionati shpeshherë të dyshimtë.

 BETEJA PËR EUROPËN

Me Skënderbeun kampion dhe Kukësin nënkampion, beteja zhvillohet për ekipin që do të zërë vendin e tretë, pra midis Partizanit (50 pikë), Teutës (48) e Laçit (48). Teuta është e qetë në javën e 32-të, pasi do të marrë si “dhuratë” trepikëshin e ndeshjes me Bylisin (e përjashtuar), duke u ngjitur automatikisht në kuotën e 51 pikëve. Beteja në distancë është ajo midis Partizanit e Laçit. Të kuqtë do të përballen me Skënderbeun në “Qemal Stafa”, ndërsa kurbinasit do të presin Kastriotin (tashmë të rrëzuar) në Laç. Në fakt, kur kanë mbetur vetëm dy javë nga përfundimi i kampionatit dhe në lojë janë vetëm gjashtë pikë, skenarët për Europën varen tërësisht nga aleancat dhe kompromiset midis skuadrave. Pra, të paturit miq. Partizani dhe Skënderbeu nuk është se kanë shkuar shumë mirë këtë sezon, madje klubet kanë pasur replika mediatike në distancë. Skënderbeu ka bërë shumë tolerime në këtë fundsezoni, boll të kujtojmë se ka humbur katër nga gjashtë ndeshjet e fundit. Në varësi të rezultatit me Skënderbeun, do të varet jo pak dhe pozicioni i Partizanit pas javës së 32-të. Në rast se, Partizani fiton, atëherë ai ngjitet në kuotën e 53 pikëve dhe vendi i tretë është i sigurt, pasi ndeshjen e fundit e ka me Lushnjën e rënë nga Kategoria. Nëse humbet, atëherë ai shkon automatikisht në vendin e pestë, nisur edhe nga fakti se, Laçi do të përballet me një aleat të përhershëm, Kastriotin, me këtë të fundit që ka rënë prej disa javësh nga Superliga.

BETEJA PËR MBIJETESË

Situata në zonën e ftohtë nuk është aspak e thjeshtë. Me Bylis, Lushnjën dhe Kastriotin tashmë të rrëzuara një kategori më poshtë, mbetet edhe një vend tjetër në lojë që aktualisht mbahet nga Besa por java e 32-të parashikon skenarë interesantë. Të gjitha rrugët të çojnë në Kavajë këtë të diel kur Besa do të presë Vllazninë në një 90 minutësh, ku të dyja skuadrat do të përplasen ballë për ballë në një garë ku vendasit kanë në dispozicion vetëm një rezultat, fitoren. Me 3 pikë më pak se Vllaznia, skuadra e Mërgjyshit do t’i thoshte praktikisht lamtumirë Kategorisë Superiore në rast të një barazimi apo humbjeje, ndërsa 3- pikëshi do t’i barazonte kavajasit me 44 pikë me skuadrën shkodrane dhe në këtë mënyrë, ata do të ishin më të favorizuar për shkak të avantazhit që u japin ndeshjet direkte.

Në javën e fundit, Besa do të udhëtojë drejt Tiranës për t’u ndeshur me bardheblutë, edhe kjo një sfidë mbijetese por vetëm në rast se këtë fundjavë kryeqytetasit dalin pa pikë nga Vlora. Skuadrës së Maganit i duhet vetëm një pikë në stadiumin “Flamurtari” për të siguruar mbijetesën dhe në rast se një objektiv të tillë e arrin, atëherë sfida e javës së fundit mund të jetë thjesht një miqësore për ta. Nga ana tjetër, Vllaznia pret Teutën dhe në rast se shkodranët arrijnë të fitojnë, duhet të kryqëzojnë gishtat që edhe Besa mos ta bëjë një gjë të tillë sepse në pozitat me pikë të barabarta, do të ishin ata që do të rrëzoheshin për në Kategorinë e Parë. Më komode duket pozita e Flamurtarit që numëron 44 pikë, por me sfidën ndaj Tiranës në shtëpi dhe transfertës në Krujë, vlonjatët shpresojnë të dalin me sa më shumë pikë për ta transferuar betejën e mbijetesës vetëm në aksin Kavajë-Shkodër. Në këtë aspekt, sfida e së dielës Besa-Vllaznia, është një finale për sezonin plot dritëhije të dy ekipeve. Pra, java e 32-të dhe e 33-të ofrojën disa beteja “për jetë a vdekje”. Mbetet për t’u parë.

Dy javët përmbyllëse

JAVA E 32-të (3 MAJ)

Partizani-Skënderbeu

Laçi-Kastrioti

Kukësi-Lushnja

Besa-Vllaznia

Flamurtari-Tirana

Teuta-Bylisi (3-0)

JAVA E 33-të (10 MAJ)

Skënderbeu-Laçi

Lushnja-Partizani

Vllaznia-Teuta

Tirana-Besa

Kastrioti-Flamurtari

Bylisi-Kukësi (0-3)

RENDITJA

1 Skënderbeu      31   +20 58

2 Kukësi             31   +6   51

3 Partizani    31   +6   50

4 Teuta         31   +6   48

5 Laçi           31   +6   48

6 Tirana       31   +2   46

7 Vllaznia           31   +8   44

8 Flamurtari 31   +3   44

9 Besa          31   +5   41

10 Kastrioti  31   -12  29

11 Lushnja          31   -22  26

12 Bylis       31   -28  24

Partizani, bileta falas për sfidën me Skënderbeun

 Me objektivin Liga e Europës të vënë në rrezik, Partizani kërkon ndihmë nga tifozët për të mposhtur Skënderbeun, në sfidën e së dielës që do të zhvillohet në orën 17:00 në stadiumin “Qemal Stafa”. Drejtuesit e Partizanit kanë vendosur që hyrja në tribunat D1, D2 dhe D3 të jetë e lirë për të gjithë dashamirësit e kuq, mbështetja e të cilëve është shumë e rëndësishme përballë kampionëve të sapo shpallur të Superiores. Për ndeshjen ndaj formacionit të Mirel Josës, të kuqtë do të vuajnë mungesat e Labinot Ibrahimit, Nderim Nexhipit dhe Rigels Dushkut si pasojë e skualifikimeve me kartonë.

  Shqipëria, e 40-ta në Europë për klubet

 Shqipëria renditet në vendin e 40-të nga 53 federata që aderojnë në UEFA. Paraqitja pozitive e Kukësit në Europa League, por edhe kalimi i një turi nga Skënderbeu në Champions League, nuk i ndryshon aspak pozitat e Shqipërisë që gjithsesi ka fituar plot 2000 pikë gjatë këtij sezoni. Në ndryshim nga 4 sezonet paraardhëse ku skuadrat shqiptare nuk kishin arritur të shkonin më shumë se 1000 pikë sezonale, këtë herë vendi jonë bën një hap të madh që gjithsesi, nuk reflektohet në klasifikim ku numërojmë 5500 pikë, 500 më pak se Mali i Zi. Kjo do të thotë se, në rast të një ecurie pozitive edhe gjatë sezonit të ri, Shqipëria mund të fitojë disa pozicione pasi vende si Islanda dhe Letonia ndodhen shumë afër. Në vendet e rajonit, pas Shqipërisë renditet vetëm Maqedonia që renditet vetëm një shkallë më poshtë me 5250 pikë. Përsa i përket dhjetëshes së parë, risia më e madhe është rrëzimi i Italisë në vendin e pestë. Eliminimi i Juventusit nga Benfika e zbret Serinë A një shkallë më poshtë, ndërsa luzitanët ngjiten në vendin e katërt. Kreu mbahet nga Spanja, e ndjekur nga Anglia dhe Gjermania. Në klasifikimin e klubeve, kryesimin e mban Reali i Madridit, i ndjekur nga Barcelona e Bajernit i Munihut.

 Kategoria e Parë, Elbasani një hap larg titullit

 Kategoria e Parë do të luajë sot ndeshjet e javës së 29-të, e parafundit e këtij sezoni. Me Elbasanin dhe Apoloninë, tashmë të rikthyera në Superligë, tani ka mbetur se kush do ta fitojë titullin kampion midis tyre. Elbasani ka 59 pikë, Apolonia katër më pak. Verdheblutë presin Kamzën e vendit që lufton për mbijetesë, ndërkohë që fierakët do të udhëtojnë në Pukë ndaj një Tërbuni që ndihet komod me vendin e tretë. Gjashtë skuadra luftojnë për mbijetesë, Luftëtari (34, vendi i 11-të), Mamurrasi (32 pikë/12), Veleçiku (31/13), Kamza (31/14) dhe Himara (30/15). Vetëm dy prej tyre do të shpëtojnë, pasi vendet nga 13-16 të çojnë në Kategorinë e Dytë. I rënë nga kategoria është Albpetrol-i.

KATEGORIA E PARË

Java e 29-të

Sot, ora 17:00

 Butrinti-Dinamo

Tomori-Veleçiku

Burreli-Albpetrol

Ada-Himara

Shkumbini-Mamurrasi

Luftëtari-Pogradeci

Tërbuni-Apolonia

Elbasani-Kamza

RENDITJA

 1     Elbasani              28   +15 59

2     Apolonia             28   +25 55

 3     Tërbuni        28   +14 46

4     Tomori         28   -7    41

5     Butrinti        28   +12 41

6     Pogradeci            28   +4   39

7     Shkumbini          28   +0   39

8     Dinamo        28   +2   38

9     Ada              28   -8    37

10   Burreli         28   -3    36

11   Luftëtari              28   -7    34

12   Mamurrasi          28   -4    32

 13   Veleçiku             28   -9    31

14   Kamza                28   -16  31

15   Himara         28   -4    30

16   Albpetrol            28   -14  24

Jahmir Hyka

 Jahmir Hyka është drejt largimit nga Lucerni. Lajmin e bënë të ditur mediat zvicerane, ndërkohë që, vetë mesfushori shqiptar gjatë një konference për shtyp prano se nuk dinte asgjë për planet e trajnerit të klubit helvetik. Hyka ka një kontratë deri në vitin 2015.

 Mërgim Mavraj

E ardhmja e Mërgim Mavraj duket se do të jetë të skuadra e St.Paulit. Lajmin e bëri të ditur “Morgenpost”. Mbrojtësi i Kombëtares është në forcë me Grojther Fyrth, ekip që lufton për t’u ngjitur në Bundesligën 2. 27-vjeçari ende nuk ka rinovuar me skuadrën e tij.

U-17, Shqipëria mund Greqinë 3-2

Shqipëria U-17 mposhti dje Greqinë në turneun miqësor “UEFA Development”, që po zhvillohet këto ditë në Moldavi. Takimi i parë, i këtij turneu është mbyllur me rrjeta te paprekura 0-0. Pas goditjes se 11-metershave, Shqipëria arrin të jetë më e saktë dhe të fitojë 3-2. Sot, ditën e dytë të turneut, ekipi ynë do të ndeshet me vendasit e Moldavisë. Ndeshja e tretë është ajo kundër Sllovakisë. Ekipi kuqezi i drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç, është një seleksion i datëlindjes 1998 (16 vjeç), në të cilin bëjnë pjesë kandidatë të skuadrës kombëtare të Shqipërisë nën 17 vjeç.

 Hasi: “De Biazi, i duhuri”

 Trajneri shqiptar i skuadrës së Anderlehtit, Besnik Hasi, tha se ai ka respekt për punën e bërë nga Xhani De Biazi në stolin e kombëtares shqiptare. “Kam respekt shumë të madh për De Biazin dhe është logjike që të vazhdojë kontrata e tij edhe për dy vite. Ka filluar eliminatoret shumë bukur, por në fund humbi disi vazhdimësinë. Ka krijuar një bazë të mirë për të ardhmen”.