Klaudia Pepa në klipin e “Carry On”

493
Klaudia Pepa njeh vetëm sukses. Balerina profesioniste është shfaqur në klipin e këngës “Carry On”, që është kënduar në vitin 2009 nga Mao Ottayeck dhe Stevie Ëonder që e shoqëron me harmonikë. Por dyshja duket se ka menduar ta ripunojë dhe ta sjellë me një klip të ri ‘Carry On”.
Koreografia sensuale sjell Klaudian si një balerinë që nuk dorëzohet në performancën që kryen, dhe kërcen duke sfiduar gati vetveten.
Në fund të klipit, regjisori francez Nicola Paparusso, sjell një falenderim të veçantë për Klaudian të cilën e quan një balerinë të shkëqyer, që të frymëzon.
Kujtojmë se Klaudia Pepa në edicionin e kaluar në “Amici” nga Maria De Filippi, u përzgjodh që të ishte pjesë e trupës mësimore të “Amici”, si Kledi Kadiu dhe Ambeta Toromani.
Sigal