Kjo dakordësi politike të bën për të qeshur

838
Mark Topollaj
Kino – Regjizor
Këtu tek ne arti ishte dhe është i politizuar. Personazhet më negativë të letërsisë komuniste janë përfaqësuesit afër pronarit legjitim. Frymëzimi i artit ishte i kushtëzuar dhe u zhvillua në një formë të re. vendi i altarit u zëvendësua me podiumet e kongreseve komuniste. Ceremonia e kultit të kësaj ideologjie u zhvillua përballë altarëve të djegura. Mendimi kombëtar progresiv dhe njerëzit e shquar të kombit u eliminuan. Frymëzimi artistik, dëshpërimi apo heroizmi u zëvendësua me heroin pozitiv. Në rrugën e falsitetit të ideologjisë zorzopët dhe servilët e shtrembëruan historinë dhe traditën e kombit. Vetëm kështu mund të përqafohej arti i shoqërisë socialiste. Edhe arti i vërtetë popullor u tërhoq drejt praktikës ideologjike komuniste. Dekoracionet e manifestimeve shprehin suksesin e diktatorit gjakatar. Përfundimi i vullnetit njerëzor e superonte vështirësia, çdo dëshirë ishte e frenuar. Kërkesat e nevojës njerëzore ishin të pa përfillshme. Rezistenca fizike kishte një heroikë që prodhonte humbjen. Prioritet i aksionit mendor të sillte një poshtërim e varfëri absolute. Po nga injoranca politike në vazhdimësi u vendos një varfëri të skajshme. Jeta shoqërore është e vendosur nën komandën e intrigës që krijon drama të përgjakura. Komplotet ambicioze në rrugën e realitetit politik janë vazhdimësia e hierarkisë. Kjo quhet rruga e hijeve të zgjatura të ideologjisë utopike. Imagjinata e ideve të koshiencës utopike e la Shqipërinë në dorën e fëmijëve të dosës së komunizmit. Në bashkëpunim me gjarpërinjtë e kuq helmues të Beogradit kanë krijuar në parabolë sociale të vazhdimësisë. Zoti Basha, mendimi i dështuar i Edi Ramës se do të bënte shtet, të rrëzoi si një lopë që bie në kalldrëm dhe s’ka forcë të ngrihet më. Zoti Luli, mos prit vetëtima e bubullima që paralajmërojnë shtrëngata, po largoju vetë, se nuk ka forcë që ti bëjë ballë mendimit dhe vrullit popullor. Në Babiloni kryeqyteti i Irakut Nabukodonosor ngriti kullën Babel te gjeneza. Izraelitët që ishin zvarritur e poshtëruar në vuajtje pafund e kanë emëruar kullën Babel, “Prostituta e Madhe”. Edhe për ju kopukë të politikës nuk mund të gjendet fjalë më e përshtatshme, veçse “Prostituta të mëdha të dosës së komunizmit”. Marrëveshja që bëri me Edi Ramën është një marrëveshje komuniste pa kuptim. “Ne jemi dhe ne do të jemi në komandë”. Tubimi popullor që erdhi si rezultat i keqqeverisjes dhe drogës së PS, shpalosi një vlerësim mbarë popullor për rrëzimin e qeverisë së drogës që drejtohej nga trafikantët e kopukë. Zoti Basha, kush ta dha këtë mendim të thartuar për të futur revoltën popullore në çadrën e injorancës?! Të mungoi alternativa për ta çuar përpara ndërgjegjësimin popullor apo….?! Kjo dakordësi politike është e pashembullt në Evropë. Në një kontekst real ajo përkthehet: “Unë të jap qeverinë për tre muaj, por mos më pengo në numërimin e votave” dhe prandaj u vutë në garë kush vjedhë më shumë. Mendohuni mirë, se nuk u beson më askush, bile kjo parti nuk i beson më as vetes.

Realiteti historik i PD-së tregon se shkatërrimi i saj nuk erdhi në mënyrë spontane. Kësaj partie qysh në fillimet e veta i mungonte demokracia e brendshme dhe nderimi i fjalës së lirë si domosdoshmëri e gjykimit politik. PD u privatizua nga Sali Berisha. Të largon, të poshtëron, të vret e të djeg dhe askush në këtë parti nuk mundi asnjëherë ta ngrejë zërin e të thotë të vërtetën. Kur Sali Berisha i futi levën e Arkimedit, Lulzim Bashës dhe e vendosi në postet më të larta shtetërore, na thoni ku ishit ju të revoltuarit e PD-së? I vetmi person në këtë parti që e ka ngritur zërin për paaftësinë e Bashës është Jozefina Topalli. Ajo ndoshta e di se kush na e solli dhe duhet ta thotë. Kjo zonjë për Sali Berishën nuk thotë asnjë fjalë. 

Mjafton të ndalemi tek mendimi i kohës së shkuar për artin e letërsisë, gjendja e së cilës është sensacionale e shkatërruese. Këta kopukë transformuan të vërtetën e historisë. Kurse shpejtësia e ndërtimit të rrugës së harresës për të ardhmen e artit e të letërsisë është frenim i së vërtetës. Këtu e ka burimin dëshpërimi i krijuesve, frenimi i energjisë dhe mungesa e zhvillimit social. Komunizmi si shtrëngatë politike nuk është dënuar ende sa dhe si duhet në Evropë, se në Shqipëri jo e jo. Evropa i përkrah për çudi këta memrukë të politikës shqiptare. Në zbulimet arkeologjike mbi Kartagjenën u gjet ndër të tjera edhe një dokument thënia e Daledo Karthogos: “Mendoj se Kartagjena duhet të shkatërrohet”. Edhe unë që vij nga brezi i parë i demokratëve them, se PD nuk është Kartagjena dhe nuk mund të ndodhë asgjë, nuk ndryshohet dot mosekzistenca e dhimbshme e saj por duhet shkatërruar. Ky mendim logjik vjen sepse kjo parti është kolonizuar nga pansllavizmi serb.
Sigal