Kisha e Dhërmiut, nesër interpelanca Dule-Rama

422
Interpelanca me Kryeministrin, e kërkuar nga deputeti Vangjel Dule për prishjen e kishës së Dhërmiut do të zhvillohet nesër. Në 18 shtator, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Duke kërkoi interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me shembjen e kishës ortodokse të Shën Thanasit në Dhërmi.
Në kërkesën e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, Dule si deputet i Vlorës kërkon interpelancë lidhur me bazën kushtetuese dhe ligjore të aktit të shembjes së kishës ortodokse në Bashkinë e Himarës, më 26 gusht 2015.
Ndërtimi pa leje mbi rrënojat e Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi u shemb muajin e shkuar nga Inspektorati i Ndërtimit. PDBNJ e quajti ndërhyrjen “një vandalizëm qeveritar” dhe për “interesa klienteliste”. Në të njëjtën linjë ishte edhe Ministria e Jashtme greke, e cila e krahasoi atë me një “akt xhihadist”.
Sigal