Kim Kardashian ka patur stil të shëmtuar? Zbuloni çfarë i ka bërë bashkëshorti

603
LOS ANGELES - NOVEMBER 21: Kim Kardashian attends a party for Shawn "Jay-Z" Carter's release of his newest album "Kingdom Come" hosted by GQ and ROCAWEAR at Area on November 21, 2006 in Los Angeles, California. (Photo by John M. Heller/Getty Images)
Sigal

Kim Kardashian ka zbuluar se si bashkëshorti i saj ia hodhi të gjitha rrobat për ti dhuruar mijëra dollarë që të blejë nga firmat e njohura.

Ai e urrente stilin e saj duke e konsideruar të keq dhe të shëmtuar. Të dy filluan romancën në 2012 dhe Kim nuk njihte asnjë prej stilistëve që Kanye i tregoi.

Duke folur për samitin e BoF Ëest, ajo tha: “Gjithmonë mendoja se kisha stil të mirë derisa takova burrin tim dhe ai më tha se kisha stilin më të keq. Ai u tregua shumë i mirë dhe më pastroi gjithë dollapin. Kisha 250 palë këpucë që i numëruam kur i pastruam dhe për 2 prej tyre fillova të qaj. Ne shkuam në lojën Laker dhe dollapi im u mbush me gjëra të reja. Kisha rroba nga stilistë që nuk i kisha dëgjuar kurrë më parë si Lanvin dhe Givenchy. Nuk u ofendova kur ai ma tha këtë sepse dëshironte vërtetë të më mësonte.”

Kujtojmë se Kim punonte për Paris Hilton para se të bëhej e famshme si menaxhere dhe asistente e saj. Ndërsa tani është blogere e njohur në të gjithë botën për revolucionin që sjell në grim. Bashkëshorti i saj ka firmën e njohur Yeezy, që sjell koleksione të ndryshme çdo sezon.