Ketrin Ashton: “Progres i jashtëzakonshëm për marrjen e statusit kandidat në BE”

449
Sigal

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në BE, znj.Catherine Ashton, vlerësoi përpjekjet dhe progresin e jashtëzakonshëm që ka arritur Shqipëria në drejtim të plotësimit të 12 kritereve për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, ajo shprehu dëshirën për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Bashkimit Evropian dhe Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të KiE. Ministri Panariti u ndal veçanërisht në ecurinë e reformave që janë ndërmarrë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Z. Panariti përmendi edhe drejtimet në të cilat është përqendruar aktiviteti i Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe rezultatet që janë arritur në këtë drejtim. Me rastin e festimeve për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Ministri Panariti e ftoi Baroneshën Ashton për një vizitë në Shqipëri, ftesë e cila u mirëprit nga znj.Ashton.