Sigal

A mund të ndikojë data e lindjes suaj në mënyrën se si dëshironi të bëni seks? Sipas astrologes së famshme  Suzie Kerr Wright, përgjigja është po.

Se sa aventurierë ose intensivë mund të jeni në shtrat lidhet me ditëlindjen tuaj. Mesa duket njerëzit që kanë lindur në janar janë më të lëvizshëm, ndërsa nëse jeni duke kërkuar një njeri pasionant lidhuni me një partner që ka lindur në nëntor.

Astrologia e famshme i tha Cosmopolitan saktësisht se si njerëzit e lindur në çdo muaj “performojnë” në shtrat.

1.Të lindurit në janar me sa duket janë shenjat më “bishtpërdredhur”. Njëlloj si të lindurit në nëntor ata janë të lumtur për të eksperimentuar në shtrat.

2.Njerëzit e lindur në shkurt është e thënë të jenë edhe më shumë aventurierë. Ata kanë shumë pasion, por do t’ju duhet shumë punë me ta pasi duart e tyre janë të fokusuara në gjëra të mëdha, por nëse përpiqesh vërtet t’i prekësh emocionalisht, luftën e ke të fituar.

3.Njerëzit e lindur në mars duan të kalojnë kohë në shtrat. Seksi është shumë intensiv dhe i detyrueshëm për ta pasi i japin partnerit gjithçka që kanë.

4.Ata që lindin në prill janë të pavarur, kështu që kur përfshihen me dikë, ata japin gjithçka.Seksi me një person të lindur në prill është i nxehtë, intensiv dhe shumë i pasionuar, sepse ata janë të sunduar nga Marsi, por e keqja është se lodhen shpejt me një njeri.

5.Nëse ditëlindja juaj është në maj ju doni seks të jetë të rehatshëm, sensuale dhe të ngrohtë. Mundësisht në një krevat me çarçafë satini dhe në një dhomë të dekoruar mrekullisht.

6.Njerëzit e lindur në qershor do të duan të provojnë çdo pozicion nën diell sepse duan të dinë gjithçka rreth çdo gjëje. Nëse dëshironi që dikush t’ju flasë fjalë të pista  për pista apo të ketë marrëdhënie seksuale me telefon, partneri i Qershorit është ideal.

7.Seksi me njerëzit e lindur në korrik duhet të ketë një komponent të thellë emocional. Ata duhet të ndjehen të sigurt me dikë dhe sapo kjo të ndodhë ata do të bëjnë gjithçka për të kënaqur partnerin e tyre.

8.Ata që lindin në gusht mund të jenë ose jashtëzakonisht egoistë ose tepër bujarë. Ata urrejnë t’u thuash se çfarë të bëjnë në shtrat, dhe egot e tyre plagosen shumë lehtë.

9.Shtatori. Të pasionuar, por gjithmonë në kontroll të emocioneve të tyre. . Kështu që, kur vjen puna tek seksi, u duhet pak më tepër punë t’i lëshojnë emocionet e tyre dhe ta shijojnë atë plotësisht. Nuk priren të tundohen lehtë për seks por, kur arrijnë në këtë pikë, nuk ka gjë që nuk e bëjnë.

10.Tetor. Ata pëlqejnë të kenë goxha kohë dhe zgjasin çastet romantike me dikë. Pas kësaj, vdesin të të tregojnë si është dhe si ndihen. Imagjinojnë një situatë ideale të intimitetit të tyre, madje edhe ia shfaqin partnerit të tyre fantazitë. Dëshirojnë shumë që akti të zgjasë dhe të jetë sa më i ngadaltë dhe pasionant, edhe pse nuk është se pasionin e përjetojnë në mënyrën e duhur.

11.Të lindurit e nëntorit janë mishërimi i seksit pasionant. Ata adhurojnë ta zotërojnë partnerin e tyre dhe kërkojnë nga ai të bëjë të njëjtën gjë. Janë mjaft emocionalë, ndaj edhe priren të jenë të gatshëm të provojnë gjithçka, çdo pozicion dhe imagjinatë të mundshme, vetëm për ta përjetuar çdo formë dhe situatë me emocion.

12.Të lindurit e dhjetorit janë shumë kreativë në shtrat. Ata dashurojnë të krijojnë histori dhe të luajnë role më partnerin e tyre. Edhe pse me ta është paksa e vështirë të lidhesh emocionalisht, seksi me ta është shumë argëtues.