“Këtë dhunë s’e kisha parë në 27 vjet”, Paloka i përgjigjet Ruçit: Kur drejton partia jote…

    76
    Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është përgjigjur deklaratave të bëra nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, pak më herët gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij maqedonas.
    Ruçi tha se gjatë karrierës së tij 27 vjeçare si deputet kurrë nuk kishte parë dhunën që ndodhi në seancën parlamentare të së hënës për zgjedhjen e kryeprokurores.
    Edi Paloka i përgjigjet kreu te Kuvendit duke i thënë se të tilla gjëra dhe më keq se kaq ndodhin “sa herë drejton PS”
    Statusi i plote
    Gramoz Ruci paska deklaruar se dhuna e ushtruar te henen ne Parlament, nuk ka precedente ne 27 vjet.
    Ne keto 27 vjet ka ndodhur qe deputete te opozites jane vrare dhe sulmuar fizikisht brenda parlamentit.
    Por si asnjehere ne keto 27 vjet, kriminelet, vrases, trafikante droge dhe prostitutash, u ngriten ne piedestal si anetare te Parlamentit.
    Si asnjehere ne keto 27 vjet, Garda e Republikes u perdor per te bllokuar foltoren e Parlamentit duke i hequr dhunshem opozites te drejten e fjales.
    Te gjitha keto kane dhe me shume se kaq kane ndodhur sa here vendi dhe Parlamenti eshte drejtuar nga partia e Gramoz Rucit.