Këshilli Kombëtar i Punës, Kalaja debat me Veliajn

    359
    Sigal

     Kreu i sindikatave, Gëzim Kalaja, replikoi dje me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj për shkak të numrit të anëtarëve të sindikatave në këtë mbledhje. Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës Kalaja ka kërkuar që ministri të zbatojë rregulloren dhe procedurën në mbledhjen e parë të këtij Këshilli nën qeverisjen e re. Ministri Veliaj u përgjigj se do e shënojë vërejtjen e Kalasë. “Më vjen mirë që jeni këtu, do e paraqes shqetësimin e juaj, z Kalaja, të jeni i sigurt”,- tha Veliaj.

     Këshilli Kombëtar i Punës, apel për bashkëpunim

     Këshilli Kombëtar i Punës i mbledhur dje për herë të parë pas qeverisjes së re, me pjesëmarrjen e Ministrit të MSR-se, Erion Veliaj dhe 6 ministrave, në prani dhe të disa ministrave të kabinetit qeveritar, përfaqësuesve të punëdhënësve, punëmarrësve dhe të sindikatave në vend. Veliaj ka kërkuar një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve përkatëse dhe grupeve të interesit për të çuar përpara drejt zbatimit politikat e reja. Ministrat Naço, Gjermeni e Beqja deklaruan përparësitë e ministrive që ata drejtojnë duke garantuar bashkëpunimin mes tyre, dialogun e vazhdueshëm dhe me grupet e interesit dhe sindikatat. Nga ana e saj Gjermeni theksoi se, “hapja e vendeve të reja të punës, duke u bërë shteti rregullator në këtë proces, promovim me dinjitoz i vendit, shlyerja e borxheve ndaj biznesit”.  Nga ana e tij, kryetari i BiznesAlbania, Luan Bregasi vuri në dukje se Këshilli Kombëtar i Punës ka mbi 1 vit që nuk është mbledhur. Bregasi gjatë fjalës së tij theksoi se biznesi kërkon kontrolle të rrepta të inspektorateve në biznese por jo gjoba të pajustifikuara. “Të vijë inspektorati tek biznesi jo të shkojë biznesi tek zyrat e inspektorateve”. Po kështu sipas Bregasit, biznesi kërkon që të pastrohen skemat që nuk kanë lidhje me skemën e sigurimeve dhe atë të pensioneve.