Kërkon urdhër mbrojtje 14-vjeçarja Kajtazi, nuk pranon të kthehet në shtëpi

535
Pasi Gjykata e Durrësit dha sot masën e sigurisë për dy motrat Kajtazi të larguara me një shumë parash, pasi i vunë zjarrin banesës, të tjera fakte dalin në dritë.
Gjykata la në burg,vajzën më të madhe Orialda, ndërsa për Klevisa Kajtazin la në fuqi masën e arrestit detyrim paraqitje. Por edhe pse e lirë, vajza e vogël nuk pranon të kthehet pranë familjes. 14-vjeçarja ka kërkuar urdhër mbrojtje nga gjykata edhe pse prindërit pas seancës pritën për ta marrë në banesë. Policia ka kontaktuar me një qendër social në Tiranë, për të strehuar aty të miturën Klevisa Kajtazi.
Prindërit deklaruan edhe më herët se i kanë falur vajzat për veprimet e bëra, por nga ana tjetër në videot e postuara prej tyre vajzat shprehnin frikën për tu kthyer në banesë. Vajzat shkonin deri aty sa të mendonin që prindërit do t’i vrisnin dhe do t’i hidhnin në ndonjë kanal në rast se ktheheshin në banesë.
Sigal