Kërkohej për trafik droge, arrestohet 32-vjeçari në Sarandë

525
Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim më parë për trafikim të lëndëve narkotike.

Sic bëhet e ditur, në pranga është vënë Leonard Meni, 33 vjeç, banues në fshatin Shijan, Delvinë.

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij në qytetin e Sarandës pasi ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve” nga DVP Gjirokastër.

33-vjeçarit i ishte caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata. 
Sigal