Kërcënimet: Kryeprokurori Llalla u shmanget pyetjeve të gazetarëve

473
Sigal

Gazeta Telegraf/

 

Gjatë ceremonisë së diplomimit të magjistratëve të rinj
kryeprokuroi Llalla tha se drejtësia ka nevojë për një reformim radikal dhe të
menjëhershëm.

“Drejtësia ka nevojë për reformim radikal dhe të menjëhershëm. E
dimë që mendimi për gjyqtarët e prokurorët s’është më i miri. Ju jeni të parët
që do zbatoni reformën në sistemin e drejtësisë”, u shpreh Llalla.

Pyetjeve të gazetarëve rreth kërcënimeve që kanë shkuar në adresë
të tij, Llalla ka preferuar që të mos u japë përgjigje. Ai u shmangi
përgjigjen, duke thënë :-“Sot jemi për një çështje tjetër. Shumica e
prokurorëve janë femra dhe shumë prej tyre dinë të përballen me kërcënimeve”,
tha Llalla.

Burime në prokurori bëjnë me dije se nga verifikimi i numrit të
kërcënuesit, të dhënat e poseduesit të kësaj karte telefoni figurojnë fiktive
dhe se konfirmohet se ajo është blerë në tregun e zi.

Të njëjtat burime shtojnë se në mesazh, kërcënuesi i ka përmendur
Kryeprokurorit familjen dhe fëmijët. Për këtë arsye, ai ka njoftuar
presidentin, kreun e SHISH-it, komandantin e Gardës dhe drejtorin e
Përgjithshëm të Policisë së shtetit.

Në vijim të masave për të evituar çdo rrezik, familja e kreut të
organit të akuzës, është vendosur në një vend të BE.

Kjo ngjarje që po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka
ndodhur në muajin qershor, dhe u bë publike pak ditë më parë.

Pak ditë më parë, dy deputetët e maxhorancës Xhemal Qefalia dhe
Arben Çuko kërkuan të mërkurën seancë dëgjimore në komisionin parlamentar të
sigurisë kombëtare, me kryeprokurorin Adratik Llalla, me kreun e SHISH Visho
Ajazi dhe me drejtorin e policisë së shtetit Haki Çako. Kërkesa për këtë seancë
erdhi pas lajmeve të publikuara në media se kreu i akuzës kishte marrë
kërcënime. Me një letër drejtuar kryetarit të Komisionit të Sigurisë Z.
Spartak Braho, dy deputetët argumentojnë se kërcënimi i jetës së
kryeprokurorit, është kërcënim për sigurinë kombëtare.