“Këpucët e Arta” të Shqipërisë, nga Refik Resmja te Iir Përnaska

6794
Sigal

Partizani mban rekordin me 22 trofe. Refik Resmja e ka fituar 9 herë. Pejiç, i pari i huaj

 Sulmuesi i Skënderbeut, Pero Pejiç, me 20 golat e tij fitoi “Këpucën e Artë” të Superligës (të shoqëruar edhe me një çek prej 200 mijë lekësh). Kroati u bë i pari i huaj që e fiton këtë trofe, duke shkruar emrin e tij në historinë e futbollit shqiptar. Pejiç shënoi 20 nga 52 golat e realizuar nga Skënderbeu gjatë këtij sezoni. Ai u bë lojtari i tretë i Skënderbeut, që e ka fituar këtë trofe. I pari është Teli Samsuri, me 9 gola në kampionatin e viti 1931. dhe i dyti është Teufik Agai, me 7 gola në edicionin e vitit 1933, vit kur Skënderbeu fitoi edhe titullin e parë kampion. Gjithsesi, duke parë listën e gjatë të lojtarëve fitues të “Topit të Artë”, ka histori dhe rekorde shumë interesante. Kështu, Refik Resmja i Partizanit, me 59 gola e mrekullueshëm të tij në sezonin 1951, kur e gjithë skuadra realizoi një rekord prej 136 golash, por me Dinamon që e fitoi kampionatin, është dhe shënuesi historik me i mirë në kampionatet shqiptare, madje Resmja është realizuesi i shtatë më i mirë në Europë, një listë që kryesohet nga legjenda Lionel Mesi dhe mitiku Gerd Myler. Refik Resmja është nëntë herë golashënuesi më i mirë i kampionateve shqiptare: 1950, 1951, 1952. 1953, 1954, 1955, 1956, 1957, 1958. Një rekord unik! I papërsëritur deri më tani! Gjithsesi, edhe Ilir Përnaska i Dinamos ka rekordin e tij origjinal, duke e fituar gjashtë herë rresht “Këpucën e Artë” të Kategorisë Superiore (dikur Kategoria e Parë) në sezonet: 1970/71 (19 gola), 1971/72 (17), 1972/73 (12), 1973/74 (19), 1974/75 (17) dhe 1975/76 (18). Në kampionatin e vitit 1959, Resmja, Merja, Pano e Shehu të cilët ishin shënuesit më të mirë. Po, kështu në sezonin 1984-1985 ishin Agim Minga i Tiranës dhe Vaslli Fakja i Vllaznisë me nga 13 gola. Në sezonin 1978-1979 kemi dy lojtarë që shënuan të njëjtën numër golash: Agim Murati i Partizanit dhe Petrit Dibra i Tiranës, që të dy shënun të njëjtin numër golash: 14. Emra të tjerë të mëdhenj janë Panajot Pano, Agim Murati, Robert Jashari, Agustin Kola, Dashnor Bajaziti, e deri te më të rinjtë, si Indrit Fortuzi (30 gola) dhe Vioresin Sinani (36 gola), ky i fundit është edhe shënuesi i dytë më i mirë në në histori, por në një kampionat me 32 javë. Përsa u përket ekipeve, janë 11 të tilla që e kanë fituar të paktën nga një herë. Partizani e ka fituar 22 herë “Këpucën e Artë” (Gjinali, Boriçi, Resmja, Pano, Jashari, Murati, Dosti dhe Bylykbashi); Tirana, 15 herë (Gurashi, Lushta 2, Shehu, Hyka, Dibra, Minga, Kola 2, Fortuzi 2, Halili, Salihi, Sinani, Memelli); Dinamo 9 herë (Jareci, Lubonja, Dauti dhe Përnaska 6). Vllaznia ka e fituar 7 herë trofeun individual (Shaqiri, Zhega, Fakja, Bilali, Martini dhe Sinani 2), Flamurtari e ka marrë 5 herë (Ruci 2, Paço, Xhafaj, Memelli); Tomori, 4 herë (Kovaçi, A. Arbëri, Bozgo, K.Arbëri); Besa, 3 herë (Bajaziti 2, Xhafaj); Skënderbeu 3 herë (Dedei, Samsuri, Pejiç); Laçi 1 herë (Çuko); Shkumbini, 2 herë (Bubeqi, Dervishi); Luftëtari, 1 herë (Shehu); Apolonia, 1 herë (Majaci).

Golashënuesit më të mirë

Sezoni   Lojtari          Klubi           Gola

2013/14 Pero Pejiç           Skënderbeu 20

2012/13 Migen Memelli   Flamurtari           19

2011/12 Roland Dervishi Shkumbini          17

2010/11 Daniel Xhafaj     Flamurtari    19

2009/10 Daniel Xhafaj     Besa                   18

2008/09 Migen Memelli   Tirana          22

2007/08 Vioresin Sinani   Vllaznia       20

2006/07 Vioresin Sinani   Tirana          23

2005/06 Hamdi Salihi      Tirana          29

2004/05 Dorian Bylykbashi Partizani          24

2003/04 Vioresin Sinani   Vllaznia       36

2002/03 Mahir    Halili    Tirana          20

2001/02 Indrit Fortuzi      Tirana          24

2000/01 Indrit Fortuzi      Tirana          30

1999/00 Klodjan Arbëri   Tomori         18

1998/99 Artan Bano         Lushnja        22

1997/98 Dorian Bubeqi    Shkumbini          26

1996/97 Viktor Paço  Flamurtari           14

1995/96 Altin Çuko          Laçi                     21

1994/95 Arben    Shehu   Luftëtari              21

1993/94 Edi Martini  Vllaznia              14

1992/93 Edmond Dosti    Partizani             21

1991/92 Edmir Bilali Vllaznia              20

1990/91 Kliton Bozgo      Tomori         29

1989/90 Kujtim Majaci    Apolonia             19

1988/89 Agustin Kola      Tirana          19

1987/88 Agustin Kola      Tirana          18

1986/87 Arben    Arbëri  Tomori         14

1985/86 Kujtim Majaci    Apolonia             20

1984/85 Minga/Fakja Tirana/Vllaznia   13

1983/84 Vasil     Ruci            Flamurtari           12

1982/83 Dashnor Bajaziti Besa             16

1981/82 Vasil     Ruci            Flamurtari           12

1980/81 Dashnor Bajaziti Besa             16

1979/80 Përparim Kovaçi Tomori        18

1978/79 Murati/Dibra       Partizani/Tirana 14

1977/78 Agim     Murati   Tirana          14

1976/77 Agim     Murati   Tirana          12

1975/76 Ilir Përnaska Dinamo        18

1974/75 Ilir Përnaska Dinamo        17

1973/74 Ilir Përnaska Dinamo        19

1972/73 Ilir Përnaska Dinamo        12

1971/72 Ilir Përnaska Dinamo        17

1970/71 Ilir Përnaska Dinamo        19

1969/70 Panajot Pano       Partizani             17

1967/68 Skënder Hyka     Tirana          19

1966/67 Medin   Zhega   Vllaznia              19

1965/66 Saimir Dauti Dinamo        13

1964/65 Robert Jashari     Partizani             14

1963/64 Robert Jashari     Partizani             9

1962/63 Robert Jashari     Partizani             18

1961             Panajot Pano       Partizani             17

1960             Panajot Pano       Partizani             12

1959             Stavri Lubonja    Dinamo        11

1958             Enver Shehu       Tirana          6

1958             Refik     Resmja        Partizani             6

1957             Refik     Resmja        Partizani             11

1956             Refik     Resmja        Partizani             17

1955             Refik     Resmja        Partizani             23

1955             Skënder Jareci    Dinamo        23

1954             Refik     Resmja        Partizani             ??

1953             Refik     Resmja        Partizani             ??

1952             Refik     Resmja        Partizani             ??

1951             Refik     Resmja        Partizani             59

1950             Refik     Resmja        Partizani             ??

1949             Loro Boriçi  Partizani             12

1948             Zihni Gjinali       Partizani             11

1946             Xhevdet Shaqiri Vllaznia               11

1937             Riza Lushta  Tirana          25

1936             Riza Lushta  Tirana          25

1934             Mark Gurashi      Tirana          12

1933             Teufik Agaj Skënderbeu 7

1932             Haki Korça         Skënderbeu         6

1931             Teli Samsuri Skënderbeu         9

1930             Hajnali&Maçi     Tirana          5