Sigal

Bulmeti 
Bulmeti është iniciator i problemeve të lëkurës, sidomos puçrave. Çdo lloj bulmeti që vjen nga lopa dëmton lëkurën sepse është plot me hormone lope, që mund të “përkthehen” në puçra te njeriu, sidomos te meshkujt. Një vëzhgim i 21 studimeve në vitin 2009 gjeti se qumështi i lopës rriste numrin e puçrave te konsumatorët.

Buka e bardhë
Përmban karbohidrate të procesuara dhe duhet të eliminohet së bashku me drithërat me sheqer, makaronat, orizin e bardhë dhe pijet me sheqer. Këto ushqime rrisin insulinën dhe shkencëtarët thonë se sa më shumë insulinë, aq më shumë puçra.

Lëngjet e frutave
Nëse lëngu i frutave është i ëmbël, do të thotë se ka sheqer. Shumë lëngje frutash përmbajnë rreth 50 gramë sheqer dhe kanë mungesë fibrash natyrale që gjenden te fruti i plotë. Duhet të ulni sasinë e sheqerit që merrni gjatë ditës nëse nuk doni probleme me lëkurën.

Pijet me gaz
Kanë shumë sheqer dhe kimikate artificiale. Këto sjellin inflamacion në trup. Lëkura është organi më i madh i njeriut dhe është një pasqyrë e asaj që po ndodh në organizëm. Pijet e gazuara rrisin nivelin e insulinës.

Konservat e peshkut
Nuk përmbajnë vlerat ushqyese që gjenden te peshku i freskët dhe për më tepër kanë nivele të larta mërkuri.

Kafeja
Kafeina është diuretike dhe bën që trupi juaj të humbasë ujë. Rrjedhimisht, lëkura juaj dehidratohet duke humbur shkëlqimin e saj.