Këngë për Qemal Stafën

    2528
    Sigal

    Brenda në Tiranë

    afër një spitali
    ç’u vra Qemal Stafa
    një trim nga të malit.

    Ç’e ndoqën nga mbrapa
    spiunët e djallit
    luftoi me patllakë
    gjersa i doli xhani.

    Nëna e tij plakë
    shkon e qan tek varri
    ngrehu Qemal i thotë
    ç’bën tek varri Bamit.

    Dje më erdhi karta
    nga trimat e malit
    ngrehu të keqen nëna
    të duan partizanët.

    Kam marrë tre plagë
    plumba italiani
    të më merret haka
    gjakun mos ma falni.

    Popullit shëndenë
    u vra si luani
    nënë lamtumirë
    i thotë Qemali