KE reagon për ONM: Ndërkombëtarët kanë kryer detyrat sipas Kushtetutës

509
Pas shqetësimit të Ministres së Integrimit, Klajda Gjosha dhe ministrit të drejtësisë, Petrit Vasili, në lidhje me ngritjen e bordit të ONM, Komisioni Europian po përgatit një përgjigje zyrtare në lidhje me këtë çështje.

Sipas reagimit në faqen zyrtare të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Operacioni Ndërkombëtar në Tiranë filloi punën në kohën e duhur, pas ftesës së marrë nga qeveria shqiptare duke e kryer detyrën sipas kornizës ligjore që përcakton Kushtetuta e shqipërisë.

Një ekip vëzhguesish përfundoi monitorimin e aplikimeve për trupat e vettingut pranë Avokatit të Popullit dhe çdo informacion e Operacionit është bërë publik që nga koha e nisjes së punës monitoruese të këtij organi.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka nga sot 14 ditë afat për të përpiluar një listë me kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret e integritetit moral për të qenë pjesë e trupave të vettingut
Sigal