“Kavaja”, Xhafaj urdhëron hartimin e listave zgjedhore

538
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka firmosur udhëzimin për procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve, për zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Kavajës, që do të mbahen në 7 maj.
Udhëzimi parashikon hartimin e listave zgjedhore në format elektronik, sipas afateve ligjore dhe shkarkimin online nga aplikacioni përkatës. 
Zyrat e gjendjes civile në bashki brenda datës 29 mars duhet të printojnë nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile dhe firmosin e vulosin listën e zgjedhësve për çdo qendër votimi, në tre formatet e parashikuar nga Kodi Zgjedhor.
Sigal