Katër deputetë të Shqipërisë vëzhgojnë zgjedhjet në Rusi

679
Katër deputetë nga Parlamenti i Shqipërisë janë duke ndjekur nga afër zgjedhjet në Rusi. Luan Rama, Fatmir Mediu nga opozita, Bledi Çuçi dhe Ervin Bushati nga mazhoranca janë në përbërje të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR. Katër ligjvënësit shqiptarë janë shpërndarë në disa prej qendrave të votimit në Moskë. Deputeti Luan Rama në një lidhje telefonike sqaroi, se si po shkon procesi i votimit. Duke iu referuar infrastrukturës zgjedhore, Luan Rama tha se procesi është korrekt dhe i rregullt. Për sa i takon pjesëmarrjes në votim, Luan Rama tha se është trendi i zakonshëm i pjesëmarrjeve në zgjedhje. “Nuk pritet të ketë ndonjë surprizë, sepse sipas komenteve që bëjnë analistët e pavarur në Rusi, me ndonjë përjashtim siç është kandidati Shvinofski që zakonisht konkurron sa herë ka zgjedhje, të tjerë konsiderohen si kandidatura të stimuluara. Kështu që nga kjo pikëpamje nuk pritet të ketë garë në kuptimin real të garës, sipas standardeve që ne konsiderojmë se janë të rëndësishme për zgjedhje me garë reale”, u shpreh Luan Rama. Ajo që bën përshtypje tha Luan Rama është se në qendrat e votimit lejohen forcat e policisë gjë që në Shqipëri nuk ndodh apo votim të më shumë se një personi në dhomën e fshehtë.
Sigal