Katari asiston banorët e Shijakut për kthimin e normalitetit pas përmbytjeve

    354
    Rreth 110 mijë dollarë ndihma në ushqime e veshmbathje iu ndanë banorëve të Shijakut të prekur nga përmbytjet prej lumit Erzen. Ka qenë shteti i Katarit që ka shpërndarë ndihmat për familjet e dëmtuara.
    Qeveria e Katarit ka nisur shpërndarjen e ndihmave në zonat e përmbytura për banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore.
    Ambasadori i shtetit të Katarit Yousuf Hassen Al-Saai, aktivistë dhe drejtues të një shoqate bamirëse, të shoqëruar nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, kanë ndjekur nga afër proçesin.
    Blendi Klosi: Kemi mundësinë që sëbashku me kryetarët e dy Bashkive të shikojmë mundësinë e ngritjes së një qendre të formimit profesional që do u japë mundësinë njerëzve të varfër të kësaj zone të kenë një mundësi punësimi.
    Ambasadori i Katarit tha se ndihmat e siguruara për banorët e zonave të përmbytura kanë vlerën e 110 mijë dollarëve dhe po shihet mundësia për të vazhduar forma të tjera ndihmëse deri në rikthimin e jetës normale për këta banorë.
    Yousuf Hassen Al-Saai:Ndihmat që po shpërndajmë për banorët e zonave të përmbytura nga vërshimi i lumit kanë vlerën e 110 mijë dollarëve. Shteti i Katarit në bashkëpunim me fondacionet bamirëse po sheh mundësinë për të vazhduar me ndihma të tjera deri në rikthimin e jetës normale për këta banorë.
    Për shpërndarjen e ndihmave janë angazhuar punonjës të bashkisë së Shijakut dhe Durrësit. Zonat më të prekura nga përmbytjet janë Shijaku, Sukthi dhe Katundi I Ri.
    Sigal