Sigal

Prof. Dr. Kastriot Islami, ishkryetar i Parlamentit

Shteti ligjor ka rënë. Demokracia e pluralizmi janë vrarë

Sot Parlamenti ynë diskuton ligjin më absurd organik, që do t’i japë kompetenca kushtetuese Kryeprokurores së Përkohshme dhe KLD-së, për emërime të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Prof. Dr. Kastriot Islami, ishkryetar i Parlamentit këtë praktikë ligjore të kësaj maxhorance e cilëson si rënië të shtetit ligjor, ku demokracia dhe pluralizmi janë vrarë, dhe sa kohë që nuk funksionon Gjykata Kushtetuese, edhe Kushtetuta është letër pa vlerë. Prof. Islami e argumenton këtë kaos të rendit kushtetues, me qëllimet politike të kryeministrit Rama, i cili do të kalojë tashmë, pa pengesa kushtetuese e ligjore, çdo ligj që u shërben vetëm interesave të veta politike, personale. Prof. Islami argumenton edhe pse ndërkombëtarët, si ambasadorët në Tiranë, ashtu edhe institucionet ndërkombëtare në Bruksel dhe SHBA si bashkëhartuesë të reformës në drejtësi janë bashkëfajtorë të dështimit të kësaj reforme, dhe, sipas Prof. Islamit, ndodh, mbase ndërkombëtarët janë të paaftë, ose nuk u intereson shumë demokracia në Shqipëri, ose mund të jenë të korruptuar nga kryeministri Rama. Opozita, thotë Prof. Islami duhet të deklarojë zhbërrjen e kësaj reforme të drejtësisë, sepse kryeministri Rama e ka nën kontroll tashmë gjitë sistemin e drejtësisë.

– Prof. Islami, vëndi është pa Gjykatë Kushtetuese. Çfarë rreziqe mbart për demokracinë tonë?

  Një vend pa Gjykatë Kushtetuese nuk mund të jetë vend demokratik dhe as që funksionon si shtet ligjor. Praktikisht dokumenti që mishëron rregullat dhe mekanizmat e funksionimit të një vendi demokratik, Kushtetuta, përcakton Gjykatën Kushtetuese si garante të funksionimit të shtetit ligjor në një vend demokratik. Madje, edhe në një rregjim diktatorial ekziston formalisht Gjykata Kushtetuese, pavarësisht se vendimet e saj janë politike, apo të diktuara nga diktatori, i cili i maskon veprimet përmes ekzistencës së GJK. Nuk gjej dot asnjë përcaktim për këtë gjëndje në Shqipëri, sepse në asnjë vend tjetër në botë nuk ekziston një situatë e ngjashme. Sepse bëhet fjalë për qeverisje të vëndit me ligje, apo vendime arbitrare antikushtetuese të një mëndjeje të marrosur që nmund të jenë nga grabitje e pronës publike apo deri dhunim të drejtash të tjera kushtetuese individuale. Këto ligje antikushtetuese që formalisht mund të miratohen me kartonat e një maxhorance manekinësh të papërgjegjshëm nuk kanë asnjë mundësi të kalojnë testin në Gjykatën Kushtetuese, sepse ajo është asgjësuar nga Edi Rama.

                                                                                                                   (vijon)