Sigal

Prof. Dr. Kastriot Islami, ishkryetar i Parlamentit

Asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese, strategji e Ramës

– Është i qëllimshëm vakuumi i krijuar në Gjykatën Kushtetuese, i cili zgjat gati 1 vit?

– Asgjësimi i GJykatës Kushtetuese është i qëllishëm dhe është bërë me një strategji të qartë. Sepse synimi i Ramës nuk ka qënë ndërtimi i një sistemi të pavarur, profesional dhe të ndershëm drejtësie, por të zaptojë dhe të vendosë nën kontroll të gjithë institucionet kushtetuese, pasi mori i vetëm “timonin dhe tepsinë e pushtetit” për të vjedhur pasuritë kombëtare me manitë e dëshirat e një individi të sëmurë e pervers, dhe të eleminojë çdo mundësi për frenuar, apo penguar realizimin e e dëshirave të tij, duke i vënë nën kontroll, ose ka shkatërruar mekanizmat kushtetuese të ballancës dhe kontrollit reciprok të pushteteve.

Prof. Islami Përse Ambasadorët në Tiranë dhe organizmat ndërkombëtarë, që janë të interesuara për Reformën në Drejtësi nuk flasin për mungesën e Rendit Kushtetues, derisa Gjykata Kushtetuese është e paralizuar për një kohë të gjatë?…

-Kjo gjëmë i është bërë sistemit kushtetues në Shqipëri përpara syve të disa zyrtarëve ndërkombëtarë të angazhuar për kryerjen e reformës në drejtësi; dhe kjo përbën një fatkeqësi tjetër për shqiptarët që nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër më parë në këto 27 vjet. Kjo më jep të drejtën të gjykoj se ata përfaqsues ndërkombëtarë që kanë qënë të angazhuar në reformën në drejtësi dhe heshtin për gjëndjen e krijuar janë, ose bashkëfajtorë, ose të kompromentuar, ose nuk e vrasin mëndjen se çfarë po ndodh në Shqipëri, duke u përpjekur të dalin prej kësaj gjëndjeje, duke ja lënë gjithçka në dorë një individi mediokër me mëndje të çartur, sepse ai mund t’i ketë mashtruar në mirëbesim.

Cilat mund të ishin disa nga arsyet, pse vëndi ndodhet në një gjëndje të tillë?

– Arsyet që vendi ka rrëshqitur në një gjëndje të tillë janë të shumta. Është paaftësia dhe papërgjegjshmëria e maxhorancës. Janë synimet e mbrapshta individit që e ka uzurpuar atë dhe tanimë drejton vendin me arrogancë e në mënyrë autoritare, arbitrare, pa rregulla dhe pa filtra kushtetues e ballancë pushtetesh. Është mungesa e fuqisë së opozitës për ta ndalur një gjëndje të tillë përmes veprimeve të saj politik,e apo përmes udhëheqjes së revoltës popullore që tashmë është e ndërgjegjshme se në Shqipëri janë vrarë demokracia, pluralizmi dhe shteti ligjor. Është paraliza e veprimit qytetar dhe mungesa  e shpresës së shqiptarëve se gjëndja mund të ndryshojë dhe tendenca e tyre për ti shpëtuar kësaj gjëndjeje vetëm duke emigruar. Është heshtja e frikshme e zyrtarëve ndërkombëtarë, që nuk përjashton as papërgjegjshmërinë se ç’ndodh në vendin tonë dhe as mundësinë e kompromentimit të tyre.

(vijon)