Karta e të Drejtave të Pacientit, “kartë e djegur” për shqiptarët

    1023
    Rezulton se kjo “Kartë” nuk po zbatohet në asnjë nga 16 pikat e saj për “pacientët popull”, ndërkohë që zbatohet me trajtim mjekësor brenda e jashtë shtetit për shtetarë të lartë, politikanë, deputetë, ministra, drejtorë drejtorie, prefektë, familjarë e deri miq dhe shokë të tyre! Ka shumë raste shpërfilljeje të “pacientëve popull” në kundërshtim me këtë “Kartë” dhe raste trajtimi sipas kësaj “Karte”, madje edhe me akordim milionash kurimi që bëhen me VKM. 
    Pacientët shqiptarë, gëzojnë të drejta të plota e të pa mohueshme për t’u vizituar, mjekuar, trajtuar e kuruar falas nga shteti, ata gëzojnë të drejtën të zgjedhin pa pagesë shërbimin shëndetësor që pëlqejnë në sektorin shëndetësor shtetëror, ose privat brenda e jashtë shtetit, gëzojnë të drejtën të zgjedhin mjekun, spitalin, urgjencën, klinikën, ambulancën që dëshirojnë, siç veprohet nga pacientët në 28 vendet BE dhe në shumicën e vendeve të rajonit tonë, ku “Karta e të Drejtave të Pacientit” po zbatohet “pikë për pikë” prej mëse 20 vitesh
    Edhe në shërbimin shëndetësor shqiptar, sipas “letrave” e jo fjalëve, prej 5 vitesh është futur në fuqi dhe duhet të zbatohet pa asnjë diskutim e neglizhencë një dokument social, i quajtur ”Karta e të Drejtave të Pacientit në Shqipëri”. Ndoshta shqiptarët nuk e dinë, që kanë të drejta gjatë shërbimit mjekësor, të detyrueshme për zbatim nga shteti, që nga kontrolli mjekësor e deri tek trajtimi shëndetësor në spitale brenda e jashtë vendit. 
    “Karta e të Drejtave të Pacientit” nuk është dëshirë, por e drejtë dhe detyrim ligjor prej 5 vitesh
    Kujtojmë, që ”Karta e të Drejtave të Pacientit në Shqipëri” nuk është program OJF-je, as dëshirë e shtetit, ministrit, drejtorit, shefit të pavionit, mjekut, apo e spitalit shtetëror dhe privat, por është ligj i detyrueshëm për zbatim. Në Ligjin e Kujdesit Shëndetësor, të miratuar në datën 30 Mars 2009, në nenet nr. 2 e 6 është theksuar qartë, ky përcaktim: “Të drejtat e pacientit do të formulohen në formën e Kartës Shqiptare e Të Drejtave te Pacientit e cila do të miratohet me ligj”. Prej 5 vitesh, kjo kartë është miratuar me ligj dhe është në fuqi. Këto të drejta trajtimi mjekësor për shqiptarët, i përcakton e i detyron një dokument zyrtar ndërkombëtar me efekt zbatimi edhe në sektorin e shërbimit shëndetësor shqiptar, i quajtur “Karta e të Drejtave të Pacientit në Shqipëri”, futur në fuqi 5 vite më parë, miratuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Shqipërisë qysh në datën 31 Janar 2011. ”Karta e të Drejtave të Pacientit në Shqipëri” përmban 16 pika (të drejta pacienti), por sipas investigimit të bërë nga gazeta “Telegraf”, rezulton se që nga dita e parë e hyrjes së saj në fuqi si dokument ligjor, kjo “Kartë” nuk po zbatohet në asnjë nga 16 pikat e saj për “pacientët popull”, ndërkohë që zbatohet me trajtim mjekësor brenda e jashtë shtetit për shtetarë të lartë, politikanë, deputetë, ministra, drejtorë drejtorie, prefektë, familjarë e deri miq dhe shokë të tyre! Ka shumë raste shpërfilljeje të “pacientëve popull” në kundërshtim me këtë “Kartë” dhe raste trajtimi sipas kësaj “Karte”, madje edhe me akordim milionash kurimi që bëhen me VKM. Kjo “Kartë”, nuk është dëshirë, por detyrim ligjor, mbasi është hartuar e miratuar në mbështetje të Nenit 15, 55 e 59 të Kushtetutës së Shqipërisë, në Nenin 608, 609, 610, 622 e 625 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, në nenin 2 e 6 të Ligjit për Kujdes Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, në Kartën Evropiane të të Drejtave të Pacientit (2002) dhe në kartat e të drejtave të OBSH e Këshillit të Evropës, si Kartës Evropiane të Drejtave Themelore të Njeriut, Deklarata mbi Promocionin e të Drejtave të Pacientit në Evropë (Amsterdam-1994), Karta e Ljubljanës “Për Reformimin e Kujdesit Shëndetësor” (1996), Deklarata e Xhakartës “Për Promocionin e Shëndetit për Shekullin XXI” (1997).
    Ja 15, nga 70 të drejtat që garanton “Karta e Pacientit Shqiptar”
    1. Çdo pacient, ka të drejtën e një shërbimi të duhur mjekësor, me qëllim parandalimin e sëmundjeve. 
    2. Shërbimet shëndetësore kanë për detyrë të garantojnë dhe realizojnë procedurat shëndetësore në intervale të rregullta kohore dhe falas, sidomos për grupe popullatash në rrezik. 
    3. Çdo pacient ka të drejtën për akses në shërbimet shëndetësore sipas nevojës vetjake shëndetësore. Shërbimet shëndetësore, duhet të jenë të plota, të njëjta e të barabarta për këdo pa diskriminim racor, moshor e shoqëror, bazuar në të ardhurat financiare, vendbanimin, llojin e sëmundjes apo në kohën e marrjes së shërbimit. 
    4. Pacienti që kërkon trajtim, por që nuk ka mundësi të përballojë koston e shërbimit mjekësor, ka te drejtën ta marrë falas atë. 
    5. Çdo pacient, ka të drejtën për shërbim adekuat, pavarësisht pranimit të tij në një spital të madh, ose të vogël apo nëpër klinika të çdo lloji. 
    6. Çdo pacient, ka të drejtën për kujdes urgjent ose të domosdoshëm spitalor, apo jashtë spitalor. 
    7. Çdo pacient, që vuan nga një sëmundje e rralle ka po te njëjtën te drejte për trajtimin e nevojshëm dhe mjekim, si dikush me një sëmundje te zakonshme. 
    8. Çdo pacient ka Te drejtën për akses ndaj çdo lloj informacioni lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, për shërbimet shëndetësore dhe mënyrën e përdorimit të tyre
    9. Kur pacientet pranohen ne një institucion shëndetësor, ata duhet te informohen për identitetin dhe statusin profesional te personelit te shërbimit si dhe me çdo rregull, me te cilin do te kenë te bëjnë gjate qëndrimit dhe kurimit te tyre. 
    10. Çdo pacient qe nuk ka me arsye mjekësore, për të qëndruar në një institucion shëndetësor, ka të drejtën për një shpjegim të plotë, përpara se të transferohet në një institucion tjetër shëndetësor ose të dërgohet në shtëpi. 
    11. Çdo pacient, ka të drejtën e zgjedhjes së lirë ndërmjet trajtimeve, procedurave dhe ofruesve të ndryshëm, bazuar në informacion adekuat. 
    12. Çdo pacient, ka të drejtën për të vendosur, se cilat analiza diagnostike dhe terapi do të kryejë, dhe se me cilin mjek familje, specialist apo në cilin spital do të shkojë për trajtim dhe shërbimet shëndetësore e kanë detyrim ta garantojnë këtë të drejtë, duke i dhënë pacientit edhe informacion të hollësishëm mbi qendrat mjekësore apo mjeket 
    13. Kur një pacient, nuk ka besim te mjeku i tij/e saj, ka të drejtën të caktojë një tjetër. 
    14. Çdo pacient, ka të drejtën të marrë trajtimin e nevojshëm, brenda një periudhe kohe të shpejtë dhe të paracaktuar, për çdo fazë të trajtimit. 
    15. çdo pacientë, ka të drejtën të kërkoj në çdo kohë prezencën dhe shpjegimet profesionale, prej mjekut që e trajton
    ———————————————–
    “Karta e Pacientit” në Shqipëri, nuk zbatohet vetëm për… popullin
    Prej 5 vitesh, kjo “Kartë” përbën një dokument ligjor, me të cilin pacientët kanë të drejtë mbrohen, të kompensohen në rast dëmtimi dhe të kenë akses të plotë e të përzgjedhur në shërbimet shëndetësore. Thelbi dhe parimi i kësaj karte, është ky: “Të drejtat, Rolet dhe Fuqizimi i Pacientëve në Shqipëri”, me objekt bazë e të vetëm vendosjen e pacientit në qendër të sistemit shëndetësor, si tregues i reformimit të sistemit shëndetësor. Sipas saj, pacientët shqiptarë ashtu si pacientët në 28 vendet e BE dhe në 197 vendet ku është firmosur kjo “Kartë”, gëzojnë të drejta të plota e të pa mohueshme për t’u vizituar, mjekuar, trajtuar e kuruar falas nga shteti. Gëzojnë të drejtën të zgjedhin pa pagesë shërbimin shëndetësor që pëlqejnë në sektorin shëndetësor shtetëror, ose privat brenda e jashtë shtetit. Gëzojnë të drejtën të zgjedhin mjekun, spitalin, urgjencën, klinikën, ambulancën që dëshirojnë. Në vendet BE dhe në shumicën e vendeve të rajonit tonë, “Karta e të Drejtave të Pacientit” është futur në fuqi dhe po zbatohet “pikë për pikë” prej mëse 20 vitesh, ndërsa në Shqipëri e futur përpara 5 vitesh, nuk zbatohet, madje nuk po publikohet as në mjediset e qendrave të banuara dhe as në mjediset e institucioneve shëndetësore, siç e detyron ligji, që qytetarët dhe pacientët të njihen me të drejtat që kanë në trajtimin mjekësor. Troç, shqiptarët nuk e dinë, që në Shqipëri është në fuqi si detyrim ligjor për zbatim “Karta e të Drejtave të Pacientit”. Kjo “kartë” të drejtash, prej 5 vitesh nuk po publikohet qëllimisht nga Ministria e Shëndetësisë e me urdhër të saj edhe nga drejtoritë rajonale të shëndetit publik, me synimin që shërbimi mjekësor të vazhdoj të jetë “xhungël” shërbimesh, koncesionesh, mjekësh që zhvatin e shpërfillin qytetarët në spitalet shtetërore dhe që i çojnë në klinika, laboratorë, urgjenca e spitale private ku janë pronarë ose të dypunësuar. 
    Sigal