Karaxhiç e konfirmon: Unë dhe Vuçiç në Elbasan, s’kemi frikë

455
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka kohë që e ka një ftesë nga homologu I tij shqiptar Edi Rama për në ndeshjen Shqipëri-Serbi.Më herët Vuçiç kishte shprehur gadishmërinë ndërsa tani prania e tij ën tribunën e “Elbasan Arena” konfirmohet zyrtarisht.
Tomisllav Karaxhiç Presidenti I Federatës Serbe të Futbollit ka konfirmuar se me ekipin serb më 8 tetor në Shqipëri do të jetë edhe kryeministri Vuçiç për të mbështetur skuadrën në ndeshjen e kualifikueseve të “Francë 2016”.Serbët presin një atmosferë të zjarrtë në Elbasan dhe disa media kishin zbuluar se Karaxhiç Presidenti I Federatës nuk do e shoqëronte skuadrën ai e mohoi diçka të tillë.
“Unë do të shkoj,do jetë edhe kryeministri Vuçiç dhe me të nuk kemi pse të kemi frikë,madje ai na bën më të fortë” thotë Karaxhiç. Mediat serbe zbulojnë se Presidenti Karaxhiç do jetë nën mbikëqyrjen e 5-6 oficerëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë të veshur civilë.Delegacioni serb do të qëndrojë në Tiranë dhe më pas do udhëtojë në Elbasan aty ku luhet edhe ndeshja.Karaxhiç e mbyll duke thënë:
“Kemi pasur edhe diskutim me përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme dhe them se asnjë nga ne nuk shkon atje duke pasur frikë për jetën.Kemi garanci edhe nga autoritetet shqiptare dhe unë sinqerisht shpresoj të luhet një ndeshje e mirë futbolli”. 
Sigal