Kanye West merr çmimin “Shoe of the year”

494
Reperi Kanye West ka rrëmbyer një tjetër çmim, ndërsa ka mbajtur edhe një fjalim të paharrueshëm përpara të pranishmëve në ceremoninë e përvitshme të, në Nju Jork. Këpucët e tij Adidas “Yeezy Boost 350” janë vlerësuar me çmimin “Shoe of the year”.
“Nuk kam përgatitur asnjë fjalim, dhe ndoshta ajo që do të them mund të tingëllojë si e gabuar, por kjo nuk ka asnjë rëndësi, apo jo? Nëse nuk ju pëlqejnë 10 minuta fjalim predikuese që përfundon me një kandidaturë për president, atëherë mund të shkoni në tualet…” tha me humor përpara se të niste fjalimin e tij 18-minutësh.
I veshur thjeshtë, West shpjegoi edhe arsyen e kësaj zgjedhjeje: “E di që po pyesni veten se ku e kam xhaketën e kostumit? Por nëse gruaja ime nuk është këtu sonte, nuk ka as xhaketë.”
Reperi me origjinë nga Çikago punon si stilist prej disa vitesh dhe ka studiuar përkrah stilistëve famshëm në botën e modës. Gjatë fjalimit të tij, ai tha se dëshironte që moda e tij të frymëzonte njerëzit.
“Dua që ajo që bëj, të jetë si një shkëndijë që sjell gëzim. Ashtu si vajza ime që vjen rrotull në shtëpi duke kënduar dhe kërcyer, ndoshta duke mos i thënë fjalët të plota, por ajo na sjell shumë lumturi dhe unë e di që kur të rritet do të bëhet e mrekullueshme.”
West falenderoi gjithë ekipin e tij që i dhanë lirinë të shprehej, edhe pse në fillim u përball me disa kufizime.
“Kontrata parashikonte 25 modele provë për koleksionin e veshjeve. Mua më kërkohej të bëja një shfaqje mode me 25 produkte, dhe nuk e dija si mund ta realizoja këtë gjë. Buxheti total ishte 500.000 $, dhe nuk e dija si mund të bëja bashkë një ekip dizenjatorësh për këtë koleksion. Por, fatmirësisht unë jam një reper multimilioner dhe thjesht shtova pjesën tjetër të parave që me duheshin”.
Me çmimin “Marketer of the Year” u vlerësua Christian Louboutin, “Marketer of the Year”, ndërsa Alexas Chung u nderua me çmimin “Style Influences of the Year”.
Sigal