Kanos prokurorin, i gjendet hashash në shtëpi

436
Një 56-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Krujës pasi ka kanosur në ambientet e gjykatës prokurorin e një çështje. Por gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën edhe 76 kg lëndë narkotike.
Sipas burimeve zyrtare, Nazmi Çangu, në ambientet e gjykatës së Krujës ka kanosur prokurorin e Krujës, B.M, 41 vjeç. Mësohet se prokurori në fjalë kishte çështjen e të birit, i cili ndodhet pas hekurave në akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Ai u arrestua në flagrancë.
Ndërkohë lënda narkotike iu gjet gjatë kontrollit në shtëpinë e tij. Mbi 56-vjeçarin tashmë rëndon akuza e kanosjes së gjyqtarit dhe prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Sigal