Kandidati i Beratit braktis PD, bashkohet me Ramën

489
Kandidati i tretë në listën e PD për Beratin, Lefter Maliqi ka braktisur radhët e partisë më të madhe të opozitës, duke u bashkuar me PS.
Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Maili ka deklaruar se është ndjerë i zhgënjyer nga zgjedhjet e kryetarit Lulzim Basha. 
“U mashtrova nga Basha, më zhgënjeu duke më renditur të tretin. Ofertat e Bashës ishin qesharake dhe të papranueshme nga unë”, ka thënë Maliqi. 
Sipas tij, sot është e qartë që PD po ha vetëveten dhe s’ka çfarë i ofron Shqipërisë. Maliqi është shprehur më tej “tepër i qetë” për vendimin e marrë, pasi po marr parasysh interesat e votuesve të tij.
Sigal