Kamëz, arrestohet efektivi i FNSH, aksidentoi një këmbësore

513
Sigal

Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së
Shpejtë është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Sipas policisë Ramazan Durishti
me detyrë, trup shërbimi operacional pranë Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë u
vu në pranga pasi shkeli rregullat e qarkullimit rrugor duke aksidentuar një
këmbësore.

Policia sqaron se: Më datën 4 dhjetor, rreth orës 16:40 duke drejtuar automjetin me
targa TR 6897 P në rrugën “Bulevardi Blu” në Kamëz, inspektor Ramazan Durishti
ka aksidentuar këmbësoren N.T. 58 vjeçe. Për pasojë e dëmtuara ndodhet në
spitalin e traumës nën kujdesin  intesiv të mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan
Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.