Kadri UJKAJ/Klithmat e seksit si tabu

    99

    Aspekti tragjikomik i seksualitetit tek ne bёhet tejet serioz kur ngatërrohet me imoralitetin, aq sa edukimi seksual vazhdon të neglizhohet edhe nё shkollёn tonё tё reformuar

    Shpeshherë dёgjojmё tё thuhet s’ka dashuri pa xhelozi, ndryshe jam xheloz apo xheloze, sepse e dua me gjithё shpirt partnerin apo partneren time. Madje ekstremet e kёtij konceptimi tё gabuar, ndryshe tё kёtij mentaliteti absurd shkojnё deri aty sa tё artikulohen edhe publikisht, me njё ndjenjё solemniteti, krenarie dhe sigurie, shprehje tё tilla, absurde, sa tё thuhet: “Vetёm qentё nuk janё xhelozё”.

    Dhe nё njё mjedis si yni, ku jeta seksuale e secilit pёrcillet dhe pёrjetohet si njё tabu, ndryshe si akt turpi aq sa, siç testohet deri nga institucione perëndimore, tejet serioze, si Departamenti Amerikan i Shtetit, nё Shqipёri 97% e meshkujve nuk njohin ende se ç’ёshtё andropauza, merret me mend pesha diskredituese e nderit primitiv-pagan, shprehje e pushtetit idiot tё maskilizmit shqiptar, qё arrin tё lakohet deri nё mjediset e sё ashtuquajturës shoqëri civile sipas njё filozofie tё tillё anadollake.

    Kjo rrethanë e harmonisë apo e disharmonisë mes sekseve në çift, ndryshe me vetveten, në një mjedis social mes Lindjes dhe Perëndimit si yni, vjen si një oponencë ndaj barbarisë maskiliste, ndryshe Turpit, selektues të gjithëpushtetshëm mbi femrën, në çdo përzgjedhje: Në familje, në mjedisin publik, në shoqëri dhe institucionet tona qendrore. Ky banalitet, produkt i mendësive të mykura anadollake, ndryshe si një masakrim shpirtëror mbi gruan, sepse realisht dihet që nuk ekziston geni i turpit tek njeriu, po aq na sjellë në vëmendje vargjet brilante të poetit të madh Shandor Petëf, që frymëzoi shpirtin liberal të kombit hungarez: “E si mos ta puthësh/ kur të rri mbështetur/ turp të kursehem/                                 do ta puth patjetër”.

    Kujt duhet t’ia dhurojmë sinqerisht ngrohtësinë e zemrës dhe të shpirtit më parë sesa gruas në këtë botë? Askujt! Kush e meriton më shumë se ajo dashurinë në kuptimin më të plotë të kësaj fjale si ndjenja më fisnike, më njerëzore? Askush! Kjo, sepse gruaja është jeta vetë në të gjitha shprehjet e qenies së saj: Partnerët, dashnorë të vërtetë, nuk ngopen kurrë me njëri-­tjetrin. Provoni të jeni, sidomos kolegë pune me partneren apo partnerin tuaj,­ pohojnë psikologët­, ç’kënaqësi serioze do të përjetoni si çift…?!? Gruaja është nëna e jetës, madje kurora e qenieve në këtë botë, që erdhi si një krijesë krejt e butë, civile, shpëtimtare edhe për seksin tjetër, mashkullin, shëndeti total i të cilit, nga ai fizik, seksual deri tek ai mendor, mund të realizohet i plotë vetëm në kontekstin e raportit fisnik, normal, funksional si partneritet i lumtur, burrë-grua. Ky është nënteksti petëfian i vargjeve.

    Ky është ekuacioni me dy “të panjohura” i dashurisë, ndryshe me dy gjysmat e saj, brenda vetes, si ndjenja më sublime, pra, kodi i jetës në identitetin e saj. Po ç’është dashuria vetë? Vetë njeriu në formatin herë mashkull, herë femër. Natyrshëm, në këtë kontekst, shtrohet  pyetja: Ku jemi me standardin normal të komunikimit si partnerë, pra, si jemi me gjysmën tonë?

    Ja, kjo që shohim përditë! Në mënyrën më absurde me statistikat tona, nën kthetrat e fasadës mashtrojmë vetveten, ndryshe kërkojmë të privojmë nënën e jetës nga froni i të drejtave të përfaqësimit të merituar të vetvetes, qoftë edhe në atë që, në këto promovime, me aq dinjitet i theksoi dhe i konsideroi si pushteti i nënës autori i librit në fjalë..

    Unë u tmerrova kur dëgjova në media të deklarohet, me aq entuziazëm, nga vetë një grua në krye të legjislativit shqiptar, se ne arritëm një sukses të madh me përfaqësimin në masën 30% të grave në parlament. Ndryshe ligjëruam që 70% e tyre duhet të heshtin, se kjo shifër u takon, me votën tonё, burrave duke dëshmuar kështu edhe institucionalisht, jo thjesht në aspektin psikoanalitik, thelbin tonë maskilist, e thënë ndryshe si një shoqëri jo e zhvilluar, por në zhvillim. Nga ana tjetër, s’duhet harruar se me investimin tonë si moderacion kallp ndërtojmë marrëdhënie që e rëndojnë jetën e gruas, ndryshe rrëzojmë realisht gjysmën tonë, pra kështu po rrëzojmë vetveten.

    Sa dinjitoz vjen ky vizion duke provokuar në drejtimin e duhur, në kohën e duhur, si kusht thelbësor i integrimit tonë real në Evropën e Re, ku familja funksionon si familje bërthamë, ndryshe nukleare, po aq si një apel kundër çdo mendësie si shtirje ndaj gruas, kësaj krijese fisnike, burim dashurie, me vetëdijen se sa  më shumë “ të mbjellim” dashuri aq më pak do të kemi urrejtje.

    Madje “sipas biblës hebraike Lilith, gruaja e parë e Adamit, do ta braktiste burrin, martesën, në emër të lirisë personale, duke mos pranuar të jetojë nën vartësinë e tij dhe shpallur barazinë mes burrit dhe gruas. Nga kjo “kryengritje” ajo u mallkua përgjithmonë nga Zoti. Lilith do ta paralajmëronte Evën, gruan e dytë të Adamit, që ta ndihmojë Zotin në luftën kundër së keqes duke lënë kopshtin Eden ku e keqja nuk ekziston dhe të shkojë mes burrave ku e keqja do të rritet. Pikërisht për këto Lilith që do të vazhdojë të jetë jashtë kohës, se është engjëll, është e dënuar të rrijë në tokë dhe në hapësirë, gjithnjë pranë njerëzve që u thotë: “E keqja nuk të heq kurrë nga sytë e saj”.

    Ndërkaq sipas Xhon Grejit, psiko-seksologut amerikan “Gratë kanë ardhur nga Afërdita(Venera), ndërsa burrat nga Marsi. Si të tillë burrat janë më të ashpër nga origjina e tyre, kurse gratë, janë më të buta: “Një ditë, shumë kohë më parë, marsianët zbuluan venusianet, të cilat i pritën krahëhapur. Dashuria mes tyre kishte cilësi magjike, zemrat e tyre u hapën ndaj një dashurie të paprovuar kurrë më parë, edhe pse të ardhur nga botë të ndryshme, i çmonin ndryshimet reciproke. Me t’u vendosur në tokë ata harruan se vinin nga botë të ndryshme dhe, sepse për rrjedhojë të kësaj, qenë të ndryshëm.

    Në fillim gjithçka qe një mrekulli e vërtetë, por një mëngjes të bukur, nën efektet e atmosferës tokësore gjithçka u fshi nga kujtesa e tyre. Dhe që nga ajo ditë meshkujt dhe femrat jetojnë përherë në konflikt

     ndërmjet tyre” (“Meshkujt vijnë nga Marsi, femrat nga Afërdita”. fq.13).

    Në kontekstin shqiptaro-­ballkanik patriarkal, sa klasik, sa postmodern, ku gruaja shikohet si pronë e mashkullit, me veto mbi jetën e saj, kuptohet statusi i këtij të fundit prej kapadaiu tragjikomik. Kështu ky i thotë vetes: Pse t’i them gruas: Më fal, faleminderit apo të dua?!?

    Aq më keq pse t’i jap asaj një puthje?!? Ka, bie fjala, momente nervozizmi, grindje, si të thuash çaste egërsimi mes çiftit. Atëherë, unë po u pyes, ç’të keqe ka që në një çast të tillë, keqkuptimi, ta përqafosh, ta ledhatosh, ta puthësh dhe t’i thuash njerëzisht një fjalë të mirë, me durim. Sa keq, kur, pikërisht, në këto momente, ti kryen atë që nuk duhet; i kthen asaj shpinën. Gjinekologët shpjegojnë se prania e burrit, çka as që mendohet tek ne, lehtëson ndjeshëm dhimbjet e gruas gjatë lindjes.

    -se ngjet kjo?

    Sepse ti si mashkull partneren tënde nuk e ndjen të barabartë me veten: Shkojmë në kafe, gratë si marrim, por vetëm me veten tonë si gjelat, shkojmë diku për vizitë, unë flas i pari. Gruaja nuk më pyet mua me kë ndenje, shok apo shoqe dhe nuk ka asnjë problem, kurse ajo e ka problem daljen e vet. Ajo do të shkojë “patjetër” në rrethin e njerëzve të fisit tim apo tek të vetët me lejen time, ndryshe ka piketa të caktuara, ku do të lëvizin. Akoma më keq paraqiten rastet e lidhjeve “të detyruara”, nën pushtetin material dhe patriarkal, të mashkullit me diferenca tejet madhore në moshë..Tejet tronditëse kur përjeton të miturat në moshë të njomë të bëhen gra padronësh të ndjenjave të brishta, në gjithë kompleksitetin e tyre, kur dihet se femrës nuk i lejohet të hyjë në marrëdhënie seksuale pa mbushur 18

    vjeç, sikurse djalit 21 vjeç, sepse akoma vazhdon të ketë mungesë të predispozicionit psiko-biologjik të vetë organizmit, me konsekuenca serioze edhe psikologjike, pasoja që fëmija i merr në shtatzëni.

    “Këtu, në vendin tonë, burri sikur ka lindur i programuar biologjikisht në psikikën e tij si dhunues ndaj gruas, njeriut ndër më të shtrenjtët e jetës së tij”. Paradoksale, por krejt e vërtetë: Për një shputë që mund t’i jepej një gruaje, në diktaturën e Enver Hoxhës, autori hante deri 5 vjet burg, kurse në demokracinë e Sali Berishës, edhe pse mund ta copëtosh si berrin trupin e një nëne intelektuale, në prani edhe të fëmijëve të saj, krimineli ordiner nuk vuan as disa muaj burg, falë një korrupsioni banal institucional, në kontekstin e një demokracie të porositur apo partitokracie si ideali themelor i një mazhorance politike, që prostituon me idealet demokratike të dhjetorit 1990. Ja morali i një pushteti kriminal, ku gjen veten pushteti i verbër, që burri ia atribuon vetvetes mbi gruan duke e trajtuar si një send apo makinë që paska detyrë vetëm të lajë, të lindë fëmijë, të gatuajë dhe të shërbejë dhe po aq e dënuar deri me vdekje, po ia deshi qejfi burrit..?!?! ”

    Si arrin të kultivohet një status i tillë poshtërues do të thotë me tё drejtё lexuesi ynë? Kjo vjen, sepse, mjerisht, tek gratë dhe vajzat nën trysninë e një mjedisi patriarkal gerentokrat, nё rastin tonё, do tё thoshte Xhon Greji, psikoseksologu i shquar amerikan, bestsellër, shfaqen dy lëndime shpirtërore tejet të dhimbshme: E para është Tërheqja, d.m.th ajo e kupton që po kalon një jetë të zezë, për hatër të zakonit, të këtij apo atij opinioni me fasadë diskrete, e cila e ka hedhur atë në atë kurth, ajo hesht. Vetëm hesht…

    E dyta është Braktisja. Ato bëjnë sikur janë të lumtura. Qeshin me zor, vishen bukur me zor, dalin me zor në krah të atij që i mban peng nën pushtetin e bosit, të vargonjve të arit në qafë, të parasë, të makinës luksoze shkurt me ndjesinë e pronarit mbi të dhe jo të partnerit të barabartë me vetveten që kur kryejnë lidhjen martesore me ndërmjetës këtë pushtet material duke u trajtuar si kukulla d.m.th qenie pa dinjitet, objekte shfrimi…Përgjithësisht këto familje përfundojnë keq.

    Mund të themi se nga 100 % e lidhjeve të tilla fiktive vetëm 8 % e tyre vazhdojnë deri në fund, kurse

    68 % ndahen pas 8 vjetësh çka dëshmon që familje të tilla janë familje të rreme, nën trysninë e psikologjisë jo liberale, por obskurantiste. A mund të progresohet me këtë psikologji?

    Patjetër që jo. Ne mund të përmbysim sisteme politike dhe ekonomike siç mund të bëjnë shumë ndryshime tjera fizike, por  nëse brenda nesh, sado autoktonë evropian, nuk fiton psikologjia perëndimore, por vazhdon trysnia orientale, ne nuk bëhemi dot perëndimorë.

    Në këtë vështrim me shumë interes është këndvështrimi sa psikoanalitik, sa psikoseksologjik lidhur me xhelozinë, kur paradoksalisht arrihet sa të shpallet xhelozia si “katalizator”i dashurisë së vërtetë.Madje, sipas tyre, nuk paska dashuri pa xhelozi !?!? Duke iu rikthyer problemit tё xhelozisë si njё shqetësim tejet serioz, me kёtё rast do t’iu këshilloja, sidomos çifteve të reja, të rrezikuara të bien në kurthin tragjikomik të xhelozisë se të gjitha këshillat e psikoseksologëve perëndimorë na çojnë me shumë dhimbje drejt konkluzionit: Xhelozia është vrastare e të gjitha marrëdhënieve në një partneritet çifti familjar” d.m.th ajo është sëmundje dhe asgjë tjetër. Shekspiri e quante xhelozinë: “Monstra me sy jeshilë që kërkon ta hajë për së gjalli krijesën e vet”. Megjithatë dua t’i këshilloja gratë apo vajzat e reja, viktima të mundshme të saj, se edhe xhelozia kjo sëmundje jo e lehtë mund të shmanget. Po si, mund të pyesni? Në qoftë se një grua apo burrë shpjegojnë psikoseksologët vuan jo më shume se 1orë në 24 orë nga Mjegulla-­Xhelozi është krejt normale. Në qoftë se e kalon këtë afat, ky njeri është i sëmurë, tek ai ka filluar sëmundja e xhelozisë. Si shfaqet xhelozia gjatë kësaj ore të pranueshme? Xhelozi… pse shoqja ime ka burrin e mirë, ka djalin e mirë, ka veshjen më të bukur, ka shtëpinë e mirë, ka punën më të mirë etj. etj. Po kaloj orën kjo lloj mjegulle gruaja apo burri duhet këtë shqetësim- -“mjegull”që ta demaskojë menjëherë duke ia shprehur njeriut të saj /të tij më të dashur, shkurt një njeriu që beson se nuk e paragjykon. Ky i besuar mund të jetë burri, nëna, babai, vëllai apo edhe tjetër, njeri juaj i preferuar..Pra gruaja/ burri duhet ta denoncojë këtë shfaqje të xhelozisë menjëherë. Kush janë pasojat e saj, nëse ne heshtim pas një ore nga shfaqja e saj? Në këndvështrimin psikoanalist xhelozia është sëmundje, kanceri i dashurisë. Ndërkaq xhelozët/xhelozet, sipas psikoseksologëve vuajnë për pesë arsye:

    1. Sepse janë xhelozë.

    2. U vjen turp që janë xhelozë, kur ajo në fakt s’është tjetër vetëm një ndjenjë krejt e natyrshme.

    3. Sepse kanë frikë se mos xhelozia e tyre dëmton të tjerët.

    4. Sepse e shohin që rrëmbehen nga një sjellje krejt banale.                                                                                                     5. Sepse, edhe pse duken si gjithë të tjerët janë agresivë, sillen si të çmendur.

    Në qoftë se i fshehim sjelljet tona prej xhelozi gjatë një orësh, atëherë ne kthehemi në të sëmurë prej xhelozie nga një shqetësim i thjeshtë  në një patologji e cila me kalimin e grave në menopauzë apo të  burrave në andropauzë, situata mes partnerëve bëhet agresive deri në pretendime prej të çmendurish: Goditje fizike, britma tё frikshme, urretje patologjike deri në vrasje, në krizë të plotë të partnerit apo partneres. Ne shqiptarёt jemi prototipi i aventurierёve – viktima tё dashurisё apo tё xhelozisё si njё popull tejet pasionant.Mjafton tё kujtojmё tragjedinё e ndodhur nё martesёn e motrёs sё Gjergj Kastriotit – Skёnderbeut, Heroit tonё Kombёtar.

    “As lavdia, as vetёdija se nё ç’epokë ishin e ç’mision kishin nuk i penguan tё humbnin mendjen pёr njё zonjushё, Jerinёn, vajzёn e vetme tё Lekё Dushmanit, e jo vetёm kaq, po arritёn tё nxirrnin shpatat, mu nё mes tё gostisё, dy kryezotёt shqiptarё, Lekё Dukagjini dhe Lekё Zaharia, tё dy tё famshёm nё atё qё quhej plejada e kohёs.Ndonёse kumtimi i Nolit pёr 100 tё vrarё e 200 tё plagosur nga tё dyja anёt, ёshtё quajtur disi i tepruar, kronistёt e vjetёr  janё tё  njё mendjeje se pasojat e blojёs qё u bё nё atё dasmё desh e thyen besёlidhjen ushtarake shqiptare mё keq sesa sulmet e sulltanëve turq”, Kadare ( “Mosmarrёveshja – raporti i shqiptarёve me vetveten.”, fq.150).

    Statistikat perëndimore dëshmojnë se numri më i madh i familjeve të ndara është në vitet 40-të jetës së partnerit. Kjo vjen, sepse tek meshkujt pikërisht në këto vite shfaqet ajo që quhet kriza e mesit të jetës, 45­-50 vjeç. Gruaja kujton se partneri s’është në gjendje t’i përgjigjet seksualisht. Po shprehemi, aq më tepër publikisht, jo si provincialë, si majmunë apo si idiotë, por si intelektualë.

    Në këtë periudhë që shoqërohet me një andropauzë, (tё cilёn mjerisht s’e njohin mbi 97% e meshkujve shqiptarё sipas njё sondazhi tё zhvilluar nga ana e Departamentit Amerikan tё Shtetit gjatё 2011-ёs), kalimtare gruaja kujton se burri po e tradhton.(Merrni me mend ç’tmerr përjeton një grua xheloze nё menopauzë!?!.)  Shfaqen tek ajo shenjat e xhelozisë depresive. Kështu, nëqoftëse gruaja s’ka kulturë psikoseksuale, nga kjo fazë mund të kalojë deri tek ajo paranonjake, karakteristike sidomos për burrat. Kjo bën që ajo të tregohet e padurueshme, thuajse e çmendur me idenë e përhershme: O do të më mbysë, o do ta mbysë burrin(gruan) dhe shprehja e kësaj marrëdhënie shkon drejt ndarjes tragjike. Pasi krijuam besoj një vizion profesional mbi xhelozinë dua të sqaroj se njihen 4 tipe apo lloje patologjish të tilla:

    1. Xhelozia depresive, tipike për femrat, të cilat në këtë rast nuk ndihen në lartësinë e partnerit.

    2. Xhelozia fiksuese, e cila shfaqet si një dyshim në vazhdim, në më do, apo nuk më do vërtet partneri/ partnerja

    3. Xhelozia shqetësuese që pasqyrohet tek secili  si një dyshim i përhershëm se po ndahemi nga njëri-tjetri.

    4. Xhelozia paranonjake, tipike për burrat shfaqet si një dyshim i vazhdueshëm, i pandërprerë ndaj partnerit

    Kujdes këshillojnë psikologët, jo thjesht se duhet ta kërkoni arsyen e sjelljes suaj prej xhelozi brenda vetes, por po aq nuk mund të kemi thjesht një  xhelozi, por mund të kemi shumë të tilla, prandaj mos ia lejoni vetes që kjo anomali krejt natyrore të kthehet në një katastrofë familjare vetëm, pse ju u

    vjen turp ta denonconi! A ka partneritet normal? Patjetër që ka! Dashuria normale, nuk mund të jetë kurrë arsye, d.m.th kalkulim i interesave materiale, llogari e ftohtë, para, pozitë, karrierë, makinacion nën ethe pushteti, skemë pragmatizmi..”Në dashuri,­ thoshte Bjelinski­, ai që nuk pranon sinqeritetin, pasionin instinktiv, tekat e zemrës sipas fjalës së urtë ruse:”është më i bardhë korbi se pëllumbi”, ai e hedh poshtë këtë, ai nuk e kupton dashurinë trokitje në  zemër”(Bjelinski,Vepra, po aty).Kush nuk arrin të ndjejë këtë kod dashurie nuk mund ta kuptojë dashurinë, sepse edhe te dashuria “e arsyeshme”, së  brendshmi do të jesh i prirur nga sinqeriteti: (Shopenhauer“Si tё sillemi me gratё”, fq.50).

    Pra, seksualiteti, ndryshe thjesht të të bërit seks, nuk ёshtё dashuri, edhe pse pa seks

    nuk ka dashuri. Seksi është aspekti fizik, konkret, real i marrëdhënies, kurse dashuria është aspekti shpirtëror, abstrakt, ireal i saj, kurdoherë në unitet organik, sikur ekuilibri mes tyre është akti sublim, si të thuash vetë poezia, apo muza e kësaj marrëdhënieje të shenjtë, si raport mes trupit dhe shpirtit..Në gjuhën shqipe fjala ”Dashuri” ngërthen dhe mbulon një shumëllojshmëri marrëdhëniesh, kurse në greqisht kësaj fjale i kushtohen 4 fjalë të ndryshme: “Agape”, që i referohet një dashurie të pastër të një fanatizmi mitik, “Fileo” që është dashuria e miqësisë, “Storge” përshkruan dashurinë e prindit dhe “Eros” që është dashuria më tepër romantike se sa seksuale”(M.Zeqo”Vetullat hyjnore”, fq.172)             Zgjata rreth këtyre argumenteve për të thënë se, nёse dashuria juaj funksionon si njё realitet

    shpirtëror i vёrtetё, ndryshe, nëse partneri grua (apo burrë) plotësohet ajo, (apo ai) nuk të tradhton kurrë, prandaj fajin shihni kurdoherë, drejt në sy, në tё dy krahët duke mos akuzuar, as mbajtur peng asnjërën palë pa të drejtë: Të gjitha mungesat që pasqyrohen në shpirtin e saj, si mungesa të shëndetit seksual, kthehen në gjeneruese të ”mjegullës”­ xhelozi. Ne nuk jetojmë në epokën ku  vendosnin tabutë, ku fjala e burrit ishte mit, ku fjala e njëshit ishte vet ligji. Jetojmë epokën e Ujorit, epoka e vetëvendosjes së lirë nga individi, prandaj gruaja shqiptare si ajo evropiane ka të drejtë të vetëvendosë për fatin e saj. Këtë gjë ajo ka të drejtë ta gëzojë sa burri i saj  duke filluar nga seksi. Ka ardhur koha të braktisim në aspektin etikomoral e psikologjik, si të frikshme për të ardhmen tonë, frikën nga seksi që në bankat e shkollës nën trysninë e një kodi moral primitiv. Të vërtetat mbi seksin nuk duhen lexuar si shkatërrim i traditës, i zakoneve apo identitetit tonë. Me këtë vetëdije ka ardhur momenti t’i vëmë kufirin tek thana Nderit Pagan, si  një peng rudiment, primitiv dhe bllokues, një veto në pronësi të mashkullit, i cili na paska të drejtën të ligjërojë mbi nderin e partneres si nderi i burrit duke skllavëruar dinjitetin e vlerave reale të kontributeve të saj si qenie njerëzore në familje apo në shoqëri. Kjo sjellje kaq barbare brenda nesh dëshmon djegien e një etape thelbësore gjatë pastrimit të vetëdijes sociale në rrugën e civilizimit tonë si komb: “Të kesh frikë nga jeta seksuale, ta përjetosh si kompleks turpi interpretimin e vlerave të raportit seksual, si pjesë e një standardi themelor në botën moderne, do të thotë të kesh frikë nga ajo pjesë e kënaqësisë  nga vjen vetë jeta, siç thoshte Frojdi, aspak si vlerë e kënaqësisë seksuale si qellim në vetvete. Aspekti tragjikomik i seksualitetit tek ne bёhet tejet serioz kur ngatërrohet me imoralitetin, aq sa edukimi seksual vazhdon të neglizhohet edhe nё shkollёn tonё tё reformuar.

    Njeriu dallon nga kafsha: Seks në mënyrën e vet bëjnë edhe insektet, bimët, lulet, shpendët, kafshët etj, por njeriu dallon nga ato, sepse seksi tek njeriu merr jetë krejt ndryshe nga krijesat tjera, tek njeriu ai shoqërohet nga dashuria dhe respekti i ndёrsjellё, madje edhe atëherë kur mund tё jetё fatkeqe, sepse vetëm dashuria s’di tё harrojё …Si qenie e arsyeshme njeriu këtë veprim fiziologjik e rrethon me dashuri e cila shfaqet si menaxhere e seksit. Dhe pikërisht në këtë aspekt të jetës gruaja  e gjen veten dhe ka të drejtë ta gjejë po aq sa burri, që duhet t’i drejtohet andrologut sikur gruaja gjinekologut.

    Megjithatë kjo nuk do të thotë se gruaja duhet të injorojnë biologjinë e saj, sepse përndryshe nuk është grua. Nga ana tjetër nuk mund të mohojmë  faktin se edhe burrat janë po aq dashnorë të çmendur pas grave tё tyre. Dhe, kur flasim për dashuri, dashuria duhet kuptuar gjithsesi nga të dy bashkëshortët, si:                                      Përgjegjshmëri, përkujdesje dhe përkushtim.