Kadare, “takim” me mikun e vjetër

536
Kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare ka vizituar sot qytetin e Pogradecit. Ai ka vendosur buqeta me lule pranë shtatoreve të dy prej shkrimtarëve të mëdhenj të këtij qyteti, Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli. Kadare u prit nga kryebashkiaku Eduart Kapri gjatë kësaj paradite në qytet. 
“Pogradeci gjithnjë krenar për Lasgushin dhe Mitrushin, por sot edhe më shumë me këtë mik të veçantë, viganin e letrave shqipe. Privilegj i madh për mua të përkujtoj shkrimtarët e mëdhenj të qytetit tonë me Ismail Kadarenë”, tha Kapri.
Sigal