KȄRCȄNIMET E PYLLIT

1700
Sigal

Postulate

Nuk mundeni të më përqafoni as si foshnje dhe as të pa jetë.

 Nuk iu ndjell kënaqësi as në dimër, as në pranverë dhe në vjeshtë jo e jo, se peizazhet e gjelbra i zhdukët ju vetë.

Nuk iu mbroj nga vapa e gushtit, as nga breshëri e shiu i verës, as nga pulëbardha e akullt e dimrit apo veriu gjëmimtar.

Nuk iu kënaq me ujët e ftohtë të gurrave e krojeve prej pjesëve të trupit tim, se ju i keni prerë dejet.

Nuk mundeni as të gatuani, as të konservoni verën, gjizën, gjalpin, turshinë as…………se arnenin e dushqet i zhdukët vetë.

 Nuk të jap furkën as boshtin, që të thurësh triko e çorape, as razbujë (tezgjahun) për të thurur shajak, mutaf, sixhade e qilima….

Nuk do të shikoni kur vrapon ketri, as kur doktori im vepronte si kirurg, nuk do të mrekulloheni nga bukuria e gjelit të egër, sorkadhes e dhisë së egër, as nga ariu putrabutë e babaxhane as……se peizazhi im ka vdekur.

 Nuk do t’iu mbrojë nga vapa e gushtit as nga dimri i acartë, as nga veriu që të nxin buzët, as kulturat bujqësore, nuk ua mbroj nga erërat këmbë shpejta as…..

 Tokën do t’ua kafshojnë agjentët atmosferik, se mua nuk më keni lënë as gjethe, as degëza, as rrënjë. E toka do të shterpëzohet e juve varfëria do t’iu shumëzohet.

Oksigjen e ajër të pastër do të keni pak, se juve nuk më latë të jetoj, të marr frymë me gojëzat e mia të vockla.

Nuk do të hani, flini, rrini ulur të qetë, e plotë shëndet e kulturë se nuk jam unë pranë jush.

Do të vuani nga astma në pleqëri, se nuk jam unë që t’iu shëroj, edhe grykën plot ferra e mushkëritë plotë pluhur do t’iu shqetësojnë, se mua më zhdukët.

Liqenet, përrenjtë e lumenjtë, kanalet ujitëse do të thahen, turbinat nuk do të prodhojnë dritë, mjedisi natyror do të humbë bukurinë, ndërsa juve do të humbni në ekonomi.

Peizazhet e gjelbra do të shëmtohen, bashkë me këto, gjithçka përreth jush, do të humbni në turizëm.

Do të egërsohen lumenj e përrenj, dhe ortekët e shembjet do  t’iu kallin lot e tmerr, do të humbni fëmijë e pleq e gjithçka për rreth.

Nuk do keni as violinë, çifteli, fyell apo…, se ato mjeshtrit i prodhojnë nga pjesë të trupit tim e kështu do jetoni si qyqar.

Do t’iu mungojë edhe qumështi edhe kosi, edhe leshi, mishi e bulmeti, se prodhuesit e tyre i ushqej e i mbaj në jetë unë, pylli.

Pylltar, punëtor e shkencëtarë që punonin për mua, do të mbeten pa punë e jetesë si peshqit e ngjalat, bretkosat….pa ujë në liqene përrenj e lumenj.

A e kuptuat sa i dobishëm qenkam për njerëzinë, se nga gjiri im e filluat e do ta përfundoni jetësinë?

Dr. Selman Meziu