Juventusi merr përgjigjen e Salah, oferta është 170 milion euro

155

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka refuzuar një ofertë prej 170 milionë euro për të kaluar te Juventusi.

Sipas tabloidit britanik “The Mirror”, Juventusi dhe Real Madridi kanë përgatitur oferta në vlerë 170 dhe 150 milionë euro, respektivisht për yllin egjiptian.

Tabloidi britanik siguron se sulmuesi do të qëndrojë te Liverpooli, pasi tani është koha e gabuar për t’u larguar, por paralajmëron se vitin e ardhshëm do t’i konsiderojë opsionet për të ardhmen.

27-vjeçari i ka thënë “jo” ofertës së kampionit italian tani për tani, teksa Juventusi me ardhjen e Mauricio Sarrit ë stol, do të shohë për alternativa të reja në merkato.