Juventusi fiton Kupën e Italisë, sytë nga Champions

    306
    Juventusi ka arritur të fitojë trofeun e dytë për këtë sezon, pasi mori një fitore në finalen e Kupës së Italisë ndaj Lazios me rezultat 2-1.
    Lazio kaloi në avantazh në minutën e 4’ me Radu para se Chiellini në minutën e 11’ të shënonte për të barazuar rezultatin. 
    Pjesa e parë, e dytë dhe gjithë koha e rregullt u mbyllën në barazimin 1-1, duke shkuar kështu në shtesë. Ne minutën e 97’ Matri shënon për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij dhe për t’i dhënë triumfin në Kupën e Italisë, trofe ky që i ka munguar Juventusit tashmë prej 20 vitesh.
    Sigal