Juventus i paparashikueshëm, shet talentin për 9 milionë euro

393
Sigal

Juventus bën një tjetër shitje të rëndësishme në merkato. Bardhezinjtë kanë transferuar në mënyrë përfundimtare sulmuesin Alberto Cerri te skuadra e Cagliarit për shifrën e 9 milionë eurove.

Shuma do të paguhet në tre këse nga skuadra e Seria A, ndërkohë që operacioni do të sjellë një përfitim neto prej 8.4 milionë eurove, duke shtuar në arkën e “Zonjës” një shifër të rëndësishme.

Bardhezinjtë kanë përfituar nga merkato e janarit gati 50 milionë euro dhe nga shitja e Benatia, Sturaros dhe futbollistëve të rinj. Shifra që mund të përdoren për pagat e larta dhe për përforcime të reja në merkato. Cerri nuk ka luajtur ansjë ndeshje me ekipin e parë në Seria A. Në 8 ndeshje gjatë këtij sezoni, ai nuk ka gjetur asnjëherë rrugën e rrjetës me Cagliarin.