Juventus anulon blerjen e Schick

581
Patrick Schick nuk do të mund të veshë fanelën e Juventusit, në sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë arritën të fitojnë garën për afrimin e sulmuesit çek, i cili kërkohej me ngulm edhe nga Interi, Milani, Roma dhe PSG, por sot marrëveshja është anuluar.

Lajmi u bë i ditur nëpërmjet komunikatave në Twitter, nga faqet zyrtare të të dy klubeve, Juventusit dhe Sampdorias.

Shkak janë bërë disa probleme të shfaqura nga sulmuesi, gjatë vizitave mjekësore dhe për këtë arsye, bardhezinjtë kanë kërkuar nga Sampdoria që të ulë çmimin e kartonit.

Kërkesa e Juventinëve u refuzua nga presidenti Ferrero, sepse sipas tij, për sulmuesin çek ka shumë klube të tjera, të gatëshme të paguajnë shumën e përcaktuar.

Tani bardhezinjtë duket se do të hidhen në sulm për të afruar një tjetër sulmues, që do të shërbente si alternativë e Higuain.
Sigal