Jovan Jano/ Tregohet në Myzeqe

    429
    Sigal

    Shumë vite më parë në anët tona jetonte një fshatar i mirë, zë ëmbël, punëtor dhe që i ngjiste muhabeti. E quanin Kozma Zaka dhe nuk kishte as një klasë shkolle. Në ato kohëra nuk kishte shkolla, por kjo nuk do të thoshte se s’kishte njerëz të mençëm. Natyra njerëzve u ka falur disa virtyte sikundër u ka falur edhe disa vese. Por natyra, Kozma Zakës, i kishte falur mençurinë, në vend të pasurisë. Vetëm të mërkurave, Kozma Zaka, ditën e pazarit të madh dhe të dielave, ditën që hapej kisha e Shën Thanasit mbathte në këmbë një palë opinga, që i bënte vetë për merak. Pantallonat e gjata me tirqe, mëngorja dhe takija e bardhë, pothuajse unikale në të gjithë Shqipërinë, shkonin mjaft bukur me flokët gështenjë e me sytë e kaltër. Edhe sot e kësaj dite, kur tregojnë për të, secili mundohet ta quaj nga fshati i vet. Fshatarët e Divjakës kujtojnë këngët dhe humorin e tij.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf