Jovan Jano/ Si e njoha Koz Dynjanë

    79

     Atë pasdite vjeshte, kur dielli donte edhe tre pashë të kridhej në horizontin blu të Adriatikut, tek lesa e Dosarëve, e lehura e një koneje lajmëronte ardhjen e një mysafiri. Matanë lesës u dëgjua zëri i butë i Lonit, djali i vetëm i plakut të Dosarëve. Në odën e miqve të shtruar me shilte dhe jastëkë, miku e ndjeu veten të rehatuar. Pastaj u përshëndet edhe me të tjerët. Në atë shtëpi, të thurur me kallama e të mbuluar me tjegulla e me një baxha sipër e ku kundërmonte aroma e borzilokut u gjenda edhe unë me gjyshen time, Katerinën, që kishim ardhur për miqësi tek Dosarët. Me këtë familje lidhjet tona të miqësisë ishin të vjetra dhe kishin rrënjë të thella. Plaku i Dosarëve, xha Uani, kish qenë një këngëtar dhe valltar virtuoz popullor dhe mjaft i preferuar në dasmat e atyre anëve. Atë e ftonin të gjithë nëpër dasma apo festa fetare për të gjallëruar atmosferën festive me këngët dhe vallet humoristike, që evokonin humor, por edhe nivele ekonomike.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf