Jo vetёm ankesa, por edhe evidentim vlerash

    987
    Sigal

    Tre dhjetori, Dita e Personave me Aftёsi tё Kufizuar në mbarë botën

     Mё 3 dhjetor Ditёn e Personave me Aftёsi tё Kufizuar, shoqatat do të bёjnё tё ditur kёrkesat dhe ankesat e tyre nё mёnyrё tё pёrsёritur, Ministria e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta do tё bёjё rezymenё e arritjeve me fytyrёn sociale tё qeverisё, duke dhёnё vargan shifrash dhe statistikash impresionuese, media do tё pasqyrojё kronikat e ditёs e do thotё diçka edhe pёr kёta persona, do tё shkruhen disa rreshta edhe nё gazetat ditore. Por kjo ёshtё si njё rreze e hollё dielli qё me zor çan retё e dendura tё njё moti tё zymtё pёr t’i ngrohur vetёm pak çaste e mё pas pёrsёri tё zhytur nё dhimbjen e tyre tё pёrhershme.  Ata vazhdojnё tё mbeten nё hije, pa vёmendjen e duhur tё shtetit, nё kufijtё e mbijetesёs nga ana ekonomike, pa mundёsinё e arsimimit nё tё gjitha shkallёt, pёr shkak tё infrastrukturës e mentalitetit shoqёror, pa mundёsinё e punёsimit jo vetёm pёr tё rritur tё ardhurat personale por edhe si mundёsi pёr daljen nga izolimi, pa hapёsira tё pranueshme banimi, pёrballen me barriera tё mёdha fizike e shoqёrore, me dinjitet tё nёpёrkёmbur, tё diskriminuar, pa lirinё e duhur tё veprimit nё jetёn e pёrditshme, mospёrkrahjen sa duhet tё iniciativave. Nё fshat ku ende jeton gjysma e popullsisё pёr rrjedhojё dhe gjysma e numёrit tё Personave me Aftёsi tё Kufizuar gjёndja ёshtё mё e zymtё, ndёrsa nё zonat rurale edhe mё e trishtё. Persona tё izoluar brenda shtёpisё, paraplegjikё e tetraplegjikё pa mjete lёvizёse, tё verbёr pa mundёsi orientimi, ata me kufizim mendor tё kyçur me dryn apo tё lidhur me zinxhira (kujtoj kёtu rastet e mediatizuara), nё varfёri tё plotё, pa mjekim sistematik, tё dёnuar kёshtu me burgim tё pёrjetshёm pa faj. Të drejtat e invalidëve shpesh konsideruar si favore apo trajtime të veçanta që shteti u ofron atyre, por nё fakt ёshtё njё e drejtë e tyre dhe detyrim që shoqëria duhet ta përmbushë për t’u kthyer këtyre njerëzve një pjesë të kontributit që kanë dhënë për shoqërinë. Por, qeveria nё vend qё tё pёrmirёsojё kushtet dhe tё rrisё tё ardhurat e cilёsitё e shёrbimit, gjatё kёtij viti, por dhe mё parё, ka nxjerrё vendime nё regres tё tё ardhurave tё tyre. Rritja e pagesёs vetёm pёr kompensimin e inflacionit dhe jo sipas pagёs minimale, ndryshimet ligjore pёr kompesimin e energjisё elektrike, telefonit e transportit, kanё bёrё qё tё ulen pёrfitimet e tyre. Kёtё fund viti po vihen re vonesa tё theksuara nё marrjen e pagesave tё paaftёsisё, si dhe pёrfitimeve tё tjera, duke e bёrё tё vёshtirё jetesёn e pёrditshme dhe jo mё gёzimin e festave tё Dhjetorit.  Nё kuadёr tё marrjes sё statusit nё BE, nё Kuvendin e Shqipёrisё u miratua ligji pёr ratifikimin e Konventёs sё OKB-sё pёr Personat me Aftёsi tё Kufizuar, por pa u shoqëruar me ligje e vendime tё tjera nё frymёn e saj mbetet vetёm dekor i bukur, pa u prekur realisht nga pёrfituesit. Madje, edhe në progres-raportin e vitit 2011 të BE-së për Shqipërinë është theksuar se “…progresi në trajtimin e personave vulnerabël nga ana sociale dhe/ose personave me aftësi të kufizuara është i pamjaftueshëm”.  Gjithashtu dhe Avokati i Popullit  ka vёnё re se; kuadri ligjor nuk është plotësuar dhe implementimi i strategjive kombëtare për kategoritë vulnerabël vazhdon të jetë i ngadaltë. Për rrjedhojë, invalidët mbeten persona në gjendje të pafavorizuar e të diskriminuar…Megjithё vёshtirёsitё e mёdha ekonomike, barrierave fizike e shoqёrore, infrastrukturës sё lёvizjes tё papёrshtatshme nё objektet publike, por falё ndihmёs sё pakursyer tё familjarëve, vullnetit e sakrificave tё mёdha tё tyre, mundohen tё frekuentojnё shkollёn e detyruar, disa ndjekin shkollat e mesme, ndёrsa nё auditorёt e universiteteve arrijnё tё ulen njё numёr jo fort i kёnaqshёm. E megjithё kёtё, nga këto kategori sociale kemi inxhinierё, ekonomistё, avokatё, juristё, arkitektё etj.. Pёr t’ju pёrshtatur kushteve qё u dikton jeta, kёmbёnguljes pёr tё bёrё diçka mё tepёr, me ato fuqi e mundёsi qё kanё, disa syresh punojnё si kёpucarё, orёndreqёs, riparues pajisjesh elektrike dhe elektronike, bёjnё punime artizanale e artistike. Falё dhuntive tё veçanta dhe kompensimit qё bёn natyra nё raste tё tilla, ne kemi sot kёngёtarё tё talentuar, muzikantё qё u bien mirё veglave muzikore, kёrcimtarё qё tё mahnitin edhe pse ecin me proteza, poetё qё gdhendin dhimbjen nё letёr e i flasin bukur dashurisё sё munguar, piktorё qё botёn e brendshme e shfaqin nёpёrmjet ngjyrave tё penelit, sportistё qё garojnё edhe kur nuk kanё mundёsi tё ecin, shahistё tё mirё edhe pse nuk dallojnё ngjyrёn e fushёs e tё gurёve.