Jeton Muҫollari/ Dritёhijet e ligjit tё ri pёr Personat me Aftёsi tё Kufizuara

    809
    Sigal

    Ditёt e fundit tё muajit Korrik, para se deputetёt tё merrnin pushimet e verёs, nxituan tё miratojnё njё shumicё ligjesh, mes tyre dhe Ligjin pёr Pёrfshirjen dhe Aksesueshmёrinё e Personave me Aftёsi tё Kufizuar, por tё kontestuar nga disa shoqata tё grupeve tё interesit. Nё protestat e tyre kёrkuan qё ligji tё mos miratohej, ose tё shtyhej pёr njё kohё tё mёvonshme, me qёllim qё tё merreshin parasysh vërejtjet e tyre. Pavarësisht kёsaj, ligji u miratua nё seancёn e parafundit tё kёtij sezoni. Pas publikimit nё Fletoren Zyrtare nr. 135, datё 28 Gusht 2014, pritet qё tё nxirren udhёzime nga Ministria e Mirëqenies Sociale e tё merren vendime nga Kёshilli i Ministrave, nё zbatim tё ligjit tё ri. Vёrejtjet e shoqatave, qё pёr arsye tё ndryshme nuk u morёn parasysh nё hartimin e ligjit, mё tё rёndёsishmet, ato qё kanё tё bёjnё me pёrfitimet e disa kategorive tё personave me aftёsi tё kufizuara, mund dhe duhet tё reflektohen nё vendimet e qeverisё apo ligjet e tjera qё do merren nё vazhdimёsi. Ky reflektim do vihet re nё gjashtё muajt e ardhshëm, kohё kur ligji detyron Qeverinё tё marrё vendime nё zbatim tё tij. Ҫ’duhet tё merret nё konsideratё mё konkretisht?

    Pagesa e personave me aftёsi tё kufizuar

    Deri tani, pagesa e personave me aftёsi tё kufizuara ёshtё 9 750 lekё, pavarësisht nga shkalla e sёmundjes. Nёse kemi dy grupe invaliditeti, atёherё edhe pagesa duhet tё jetё e diferencuar sipas nivelit tё paaftёsisё. Kjo duhej tё ishte marrё parasysh nё ligj, ose tё paktёn nga vendimet e qeverisё qё do tё merren nё tё ardhmen. Gjithashtu, nё ligj nuk ёshtё marrё ndonjё model page dhe nuk ёshtё vendosur dysheme pagese, kjo le shteg pёr qeveritё, qё tё mos jenё tё detyruara tё bёjnё rritjen e pagesёs sё aftёsisё sё kufizuar, kur bёhet rritja e pagave dhe pensioneve, apo rimbursimin pёr efekt tё rritjes sё çmimit tё produkteve ushqimore. Madje, nёn pretendim krizash ekonomike, qeveritё mund tё bёjnё uljen e masës sё perfitimit. Nё kuadёr tё mosdiskriminit, e pёr deri sa nuk ёshtё parashikuar si mbrojtje, nuk dihet fati i pagesёs prej 9 750 lekёsh pёr tё verbrit, paraplegjikёt e tetraplegjikёt, qё njёkohёsisht janё dhe invalidё pune e pёrfitojnё nga sigurimet shoqёrore, pёr shkak tё viteve tё sigurimit.

    Kujdestaria personale

    Personat me aftёsi tё kufizuara janё tё shqetёsuar nёse do tё vazhdojnё tё paguhen personat e familjes a tё afёrmit e tyre, qё kanё zgjedhur pёr shёrbim, apo ndonjё person tjetёr qё mund t’ua sygjerojnё zyrat e punёs e ato sociale nё bashki. Do thotё dikush se c’rёndёsi ka kjo, mjafton qё invalidi tё marrё shёrbimin e duhur. Nё nenin 8, pika 1, tё ligjit tё ri thuhet se: “Kujdestari personal ofron asistencёn personale nё cilёsinё e: ndihmёsit pёr kujdesin personal, shoqёruesit pёr personat e verbёr, interpretuesit tё gjuhёs sё shenjave, dhe lehtёsuesit nё komunikim. Nocioni kujdestar personal, presupozon qё shёrbimi duhet tё jetё i garantuar gjatё ditёs dhe natёs, pasi kёta persona nuk janё nё gjendje tё kryejnё vetё nevojat jetёsore, ndryshe nga kategoritё e tjera tё personave me aftёsi tё kufizuara. Personat qё do kryejnё funksionin e kujdestarit personal dhe shoqёrues, nuk ёshtё e nevojshme tё kenё ndonjё kualifikim tё caktuar, ndёrsa duhen njohuri dhe praktikё pёr interpretuesit e gjuhёs sё shenjave dhe lehtёsuesit nё komunikim, por shёrbimi mund tё jetё dhe periodik. Me pagesёn simbolike, sa gjysma e pagёs minimale, qё marrin aktualisht, kush tjetёr veҫ personave tё familjes apo tё afёrmit e tyre do tё kujdeseshin kaq shumё e me dashamirёsi, pёr paraplegjikёt e tetraplegjikёt, qё pёr shkak tё diagnozës, shёrbimi ndaj tyre ёshtё delikat, i vёshtirё, e i zgjatur nё kohё.

    Rimbursimi i paketёs higjienike

    Nёse para dy vjetёsh, paraplegjikёt dhe tetraplegjikёt, kёrkonin rritjen e masёs sё paketёs higjenike, tani po diskutohet se a do mund ta pёrfitojnё nё atё masё qё e kanё marrё deri tani, apo kjo do tё ndryshohet e do t’u jepen materiale. Me shumё gjasa, duket se do tё ndodhё kjo e fundit, pasi nё ligjin e ri, neni 9, pika 2, thuhet se: “Sigurimi i mjeteve ndihmёse rregullohet nga Fondi i Sigurimit tё Detyrueshёm tё Kujdesit Shёndetёsor dhe koordinohet nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisё”. Shumё pak e dinё, se, pёr shkak tё diagnozёs qё vuajnё paraplegjikёt dhe tetraplegjikёt, materialet qё u rimbursohen janё shumё tё domosdoshme, tё pёrditshme dhe tepёr jetike, gjё qё ёshtё e vёshtirё furnizimi normal i tyre, pёr mё tepёr nё fshat e sidomos nё ato rurale, duke marrё parasysh dhe ndarjen e re territoriale, ku pёrqendrimi i strukturave vendore do jetё nё qytete. Automatikisht kjo ёshtё ulje e pёrfitimit, pasi me lekё nё dorё invalidi e ka mё tё lehtё blerjen e tyre, por dhe me pjesёn e mbetur bёn kompensimin e nevojave tё tjera pёr jetesё.

    Rimbursimi i karburantit

    Pak histori. Edhe nё kohёn e monizmit, ku nuk respektoheshin sa duhet tё drejtat e njeriut, personave me aftёsi tё kufizuara invalidё pune, qё nuk ecnin nё kёmbё, u sigurohej mjeti motorrik nga sigurimet shoqërore dhe u jepej falas 40 litra benzinё dhe 5 litra vaj lubrifikant nё muaj, konvertimi me çmimet e sotme arrin nё 10 mijё lekë. Aktualisht, u jepen vetёm 7 mijё lekё nё muaj pёr karburant, invalidёve tё punёs paraplegjikё e tetraplegjikё, por duke e blerё vetё personi mjetin motorrik nё tregun e jashtёm, me avantazhin e heqjes nga detyrimi i pagimit tё taksёs vjetore. Nё kuadёr tё sё drejtёs sё barabartё pёr tё jetuar, a nuk duhet qё kёtё rimbursim ta pёrfitojnё dhe personat e tjerё paraplegjikё e tetraplegjikё qё nuk janё invalid pune, si dhe tё gjithё ata qё e kanё tё nevojshёm pёrdorimin e karriges me rrota pёr tё lёvizur. Sigurisht, duke shmangur abuzimet pёr personat qё nuk ua mundёson ligji.

    Rimbursimi i energjisё elektrike, telefonit (fiks) dhe transportit

    Pёr tё mundёsuar informimin e pandёrprerё me mjetet radio-televizive pёr tё verbrit, paraplegjikёt e tetraplegjikёt, ёshtё parё e arsyeshme rimbursimi i energjisё elektrike pёr kёto kategori tё PAK. Meqenёse ligji i ri pretendon tё zhdukё disa diskriminime brenda grupeve, kjo ёshtё njё nga pёrfitimet qё duhet ta marrin dhe kategoritё e tjera, duke parё qёllimin e kёtij rimbursimi, ndёrsa tё shikohet pёr paraplegjikёt e tetraplegjikёt pёrfitimi tё jetё i diferencuar, pasi e kanё shumё tё nevojshёm sigurimin e ujit tё ngrohtё nё 24 orё, pёr shkak tё llojit tё diagnozës, nga e cila vuajnё.

    Pёr kёto kategori rimbursohet edhe telefoni fiks me 1 000 lekё nё muaj, por jo pёr kategoritё e tjera tё PAK. Ky diskriminim duhet tё shikohet, qё ta pёrfitojnё edhe grupet e tjera tё PAK, madje jo vetёm pёr telefonin fiks, por ҫdo lloj telefoni me kontratё. Kjo masё do t’u vinte nё ndihmё personave qё jetojnё nё fshat, sidomos nё zonat rurale, pasi teknologjia e avancuar ua mundёson kёtё.

    rimbursimi i transportit, deri tani nuk ёshtё bёrё pёr asnjё kategori tё personave me aftёsi tё kufizuara. Edhe pse me ligj, disa kategorive tё PAK dhe shoqёruesve tё tyre, u lejohej qё tё udhёtonin falas brenda qytetit dhe me gjymё bilete jashtё qytetit, kjo nuk ka qenё tёrёsisht e zbatueshme, ndёrsa pёr paraplegjikёt e tetraplegjikёt aspak e mundur, pasi mjetet e transportit publik nuk rezervojnё vende pёr pёrdoruesit e karrigeve me rrota. Duke parё problemet e mёdha, tё lindura deri tani nga kompanitё private, tё mos njohjes sё librezave tё PAK, do tё ishte mё mirё qё tё bёhej rimbursimi i personave me aftёsi tё kufizuara, se sa kompanitё e transportit publik.

    Politikat ndihmёse tё strehimit

    Ёshtё pёr t’u pёrshёndetur fakti se disa kategori personash me aftёsi tё kufizuara, u janё dhёnё lehtёsira tё mёdha nё procesin e legalizimit tё banesave, jo vetёm kur kёta janё kryefamiljarё, por dhe kur janё pjesëtarё tё trungut familjar. Nё mbledhjen e 6 gushtit qeveria mori dy vendime lehtёsuese pёr strehimin e personave me aftёsi tё kufizuar nё vendet urbane. Problemi ёshtё se kush quhet i pastrehё? A mund tё pёrfitojnё ata persona me aftёsi tё kufizuar qё kanё ardhur dhe vazhdojnё tё vijnё nё qytet, pёr tё patur mё shumё akses pёr jetesё, nuk kanё hapёsirё tё mjaftueshme banimi sipas kritereve ndёrkombёtare ose jetojnё me qira, edhe pse mund t’ju rezultojё shtёpi nё fshat, por qё e kanё braktisur. Nga kёto lehtёsira duhet tё pёrfitojnё edhe ata qё kanё përfituar nga ligji pёr tokёn, por qё nuk kanё mundёsi ta punojnё e tё marrin tё ardhura prej saj. A duhet t’u rimbursohet qiraja personave me aftёsi tё kufizuara qё janё kryefamiljarё ose ata qё jetojnё vetёm, por qё kanё nevojё pёr shёrbim tё njё personi tjetёr?

    Komisionet multidisiplinare tё caktimit tё aftёsisё sё kufizuar

    Njё nga arsyet, nё mos, mё kryesorja e nxitimit tё miratimit tё kёtij ligji nga qeveria, ka qenё marrja e masave pёr pastrimin e skemёs sё aftёsisё tё kufizuar nga personat qё nuk e meritojnё tё paguhen me fondin e ndihmёs ekonomike. Ky rekomandim erdhi dhe nga Fondi Monetar Ndёrkombёtar, ku theksonte se rreth 30% e personave me aftёsi tё kufizuar nuk e meritojnё të paguhen si tё tillё. Qeveria synon ta arrijё kёtё nёpёrmjet ngritjes, caktimit tё rregullave e procedurave tё reja pёr komisionet e vlerёsimit tё aftёsisё sё kufizuar, si dhe kontrollit e zbatimit tё tyre me pёrpikmёri. Mjekёt, pёr t’u shpёtuar telasheve mund tё tregohen shumё tё rezervuar dhe tё sorollatin me tepri personat qё e meritojnё, apo edhe tё mos ua mundёsojnё dhёnien e raportit mjekësor. Nuk di, nёse, neni 21 i kёtij ligji, qё bёn fjalё pёr ankimimin nё gjykatё tё personave me aftёsi tё kufizuara, vepron edhe kur personi nuk ёshtё quajtur i tillё me raportin mjekёsor.

    Shoqatat dhe roli i tyre nё vendimarrje

    Deri tani, shteti u kishte dhёnё mundёsira financimi dhe veprimi dy tre shoqatave tё PAK, por ligji i ri, nё kuadёr tё gjithëpёrfshirjes sё kategorive tё ndryshme, moshёs, gjinisё, ua heq monopolin atyre, por hyn nё lojё njё nocion i ri, i panjohur mё parё, ndoshta i tepruar, krijimi i shoqatave pёr personat me aftёsi tё kufizuar. Madje ligji u ka dhёnё atyre fuqi nё vendimmarrje, duke u pёrfaqësuar nё Kёshillin Kombёtar tё Aftёsisё sё Kufizuar. Falё deputetit Erion Braҫe, si Krytar i Komisionit tё Ekonomisё, u bё ndryshimi nё nenin 13, pika 3, ku nga 5 anëtarё tё shoqatave tё PAK dhe tё shoqatave pёr PAK, qё ishte planifikuar nё draft ligjin e paraqitur, numri shkoi nё 7 anëtarё, nga tё cilёt, vetёm 2 anëtarё do tё jenё nga shoqatat pёr PAK.

    Shoqatat, tё cilat zakonisht krijohen nё bazё tё llojit tё sёmundjes nga e cila vuajnё, tashmё, duhet tё bёjnё tё ditur, jo vetёm nё Kёshillin Kombёtar tё Aftёsisё sё Kufizuar, por dhe nё takime me strukturat shtetёrore, veҫantinё e problemeve, me qёllim qё tё pasqyrohen nё udhёzimet, vendimet e nёnligjet qё do tё nxirren nё zbatim tё kёtij ligji kuadёr. Edhe pёrfitimet qё jepen deri tani pёr tё verbrit, paraplegjikёt e tetraplegjikёt, tё fituara nga statuset e tyre, janё tё veҫanta dhe duhet tё merren nё konsideratё.