Jeta SHKURTI/ Sfidat e prindërimit, pas divorcit

    705
    Pas divorcit, përveç ndryshimit të statusit civil, lindin ndryshime edhe në prindërim. Papritmas bëhen dy shtëpi me nga një të rritur përgjegjës për fëmijët. Cilat janë sfidat me të cilat përballen tashmë prindërit e divorcuar? A i japin mbështetje prindërit shqiptarë njëri-tjetrit gjatë këtij procesi? A funksionon bashkëprindërimi apo shoqëria ende nuk është gati për këtë formë kujdestarie? Vitet e fundit në vendin tonë fenomeni i divorcit është bërë më i prekshëm se dikur. Nuk është më çudi që në një pallat apo klasë të ketë të paktën një fëmijë me prindër të divorcuar. Puna me prindërit e divorcuar në funksion të reduktimit të pasojave të divorcit tek fëmijët është një nga aspektet e rëndësishme të fenomenit. Ende nuk ka ndërgjegjësim se këshillimi psikologjik gjatë dhe pas divorcit është i domosdoshëm, megjithatë janë hedhur disa hapa premtues në këtë drejtim. Që prej vitit 2004 me miratimin e ndryshimeve në kodin e familjes të republikës së Shqipërisë, gjatë procesit gjyqësor të zgjidhjes së martesave, zë një vend të veçantë roli i psikologut apo punonjësit social. Nuk është ende e lehtë për tu përtypur fakti se pas ndarjes ish-partnerët duhet të takohen e të flasin sërish me njëri-tjetrin për problemet e fëmijës. Divorci tipik shqiptar ka qenë ndarje jo vetëm e çiftit por edhe fiseve. Takimet e fëmijëve me prindin jorezident kanë qenë të rralla. Por shoqëria shqiptare ka shprehur në të shumtën e rasteve dëshirë për të qenë Europë. Në këtë kuadër, edhe çështjet e divorceve duhen trajtuar e konsideruar të ngjashme me ato të vendeve europiane. Si rrjedhojë, në këtë fazë ata kanë nevojë për më shumë mbështetje. Fillesa e mbështetjes së prindërimit pas divorcit është ndërgjegjësimi i prindërve se fëmija ka nevojë për të dy prindërit. Kjo theksohet edhe në Konventën e të Drejtave të Fëmijëve. Qëllimi i studimit është të kuptojë se cilat janë ndryshimet dhe sfidat e prindërimit pas divorcit. Kërkimi është përqendruar tek prindërit, përvojat dhe opinionet e tyre mbi situatën pas divorcit. Në të kaluarën, kishte raste të pakta divorcesh. Shteti socialist dhe shoqëria nuk pranonte shkaqe të “lehta” për të zgjidhur martesën. Duhej të ekzistonte një shkak madhor dhe i provuar që gjykata të jepte divorcin. Gratë kur dilnin nuse nga shtëpia e babait, porositeshin që të silleshin mirë e të ishin të devotshme pasi nuk kishte më kthim pas. Për shumicën e çifteve, edhe pse nuk martoheshin në kishë, martesa shoqërohej me shprehjen “në të mirë e në të keq derisa vdekja të na ndajë”. Divorci nuk ishte i lehtë. Ndërkohë që në vendet e tjera bëhej fjalë për ndarje të roleve gjinore si burri ai që siguronte bukën e gojës dhe gruaja ajo që kujdesej për fëmijët, dhe më pas filluan lëvizjet për barazi gjinore, në vendin tonë para viteve ‘90 si burrat e gratë punonin e arsimoheshin, por pavarësia e tyre nuk ishte në të njëjtat nivele. Në fakt regjimi diktatorial i kufizonte të dyja gjinitë në pavarësi, edhe brenda mureve të shtëpisë. Në vendet e tjera kur gratë filluan të punonin e të arsimoheshin, ato siguronin të ardhura të mira, ndryshuan balancat gjinore. Tek ne, ishte shteti rregullatori i gjithçkaje, pavarësisht dëshirave dhe potencialeve. Në Shqipëri para hyrjes në fuqi të Kodit të Familjes në vitin 2003, pranoheshin si shkaqe për zgjidhjen e martesës shkelja e besnikërisë bashkëshortore, sëmundjet mendore të pashërueshme, dënimi penal i njërit nga bashkëshortët. Sot, sipas nenit 132 të Kodit të Familjes, zgjidhja e martesë me kërkesën e njërit prej bashkëshortëve ndodh për shkak të grindjeve të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve të rënda, shkeljes së besnikërisë bashkëshortore, sëmundjes mendore të pashërueshme, dënimit penal të rëndë të njërit nga bashkëshortët ose për çdo shkak tjetër që përbën shkelje të përsëritur të detyrimeve që rrjedhin nga martesa, jetesa e përbashkët bëhet e pamundur dhe martesa e ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët. Gjithashtu sipas nenit 129 të KF, zgjidhja e martesës sot mund të ndodhë edhe për shkak të ndërprerjes së jetës së përbashkët, kur bashkëshortët jetojnë të ndarë faktikisht që prej 3 vitesh. Procesi i zgjidhjes së martesës në vendin tonë ndodh të realizohet shpejt por ndodh edhe të vonojë. Zakonisht procedurat janë të thjeshta dhe në një rrjedhë normale, divorci kryhet brenda 2 muajve, por nëse gjykata nuk ka krijuar bindjen se përjashtohet çdo mundësi pajtimi e bashkëshortëve, mund të shtyjë shpalljen e vendimit deri në 1 vit, bazuar në nenin 136 të K.F. Divorci sjell ndryshime të mëdha në jetë. Sipas Tolkki-Nikkonen (1985) divorci mund të konsiderohet si një situatë krize që mund të ndryshojë jetën për më mirë. Pohjola (1999) thotë, se divorci është bërë një opsion për shumë njerëz për të ndryshuar jetën e tyre. Familjet duhen mbështetur gjatë kohës së martesës në çështjet e prindërimit dhe marrëdhënieve. Është e natyrshme për një familje të ketë probleme, por në mënyrë që të reduktohet numri i divorceve, është e nevojshme mbështetja. Nëse prindërit mund të përballojnë divorcin dhe prindërimin pas tij në mënyrë konstruktive ai mund të ketë efekt pozitiv tek fëmijët. Galambos and Ehrenberg (1997) shprehen se prindërit e divorcuar që janë në gjendje të mbajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe kanë prindërim bashkëpunues, jo vetëm që mbrojnë fëmijët nga efektet negative të mundshme, por gjithashtu mund të ofrojnë modele për fëmijët se si zgjidhen konfliktet dhe se si negociohen marrëdhëniet. Prindërimi Prindërimi është një rol dhe përkushtim që zgjat gjithë jetën. Prindërit, fëmijët dhe mjedisi formon rolin e të qënurit prind. Prindërimi zhvillohet nga ndërveprimi prind-fëmijë. Të jesh prind mund të jetë një gjë shpërblyese dhe e kënaqshme, por gjithashtu ka shumë sfida. Në shoqëritë moderne prindërimi është një zgjedhje. Për më tepër, të kesh fëmijë mund të shihet si një projekt (Hokkanen 2005.) Tranzicioni drejt prindërimit është një ngjarje që sjell ndryshime në jetë. Jeta e çiftit nuk është më njëlloj pas ardhjes në jetë të një fëmije. Tranzicioni nuk përmban vetëm ndryshime pozitive. Prindërit duhet të mbajnë parasysh që përfshihen si ndryshimet negative edhe ato pozitive. Prindërimi nuk është një tipar ose rol dhe jo një grup detyrash, të cilat një i rritur i merr përgjegjësitë sapo bëhet prind. Kohët e fundit prindërimi nuk është një detyrim ose e drejtë. Prindërimi është një marrëdhënie mes prindit dhe fëmijës. Fëmijët janë urat lidhëse të prindërve të tyre. Ekzistojnë disa organizata jofitimprurëse si për shembull TLAS, të cilat ofrojnë asistencë ligjore për gratë gjatë divorcit, të cilat nuk kanë mundësi ekonomike të përballojnë shpenzimet gjyqësore. Qendra e shërbimeve dhe praktikave ligjore të integruara QSHPLI ofron gjithashtu asistencë ligjore. Këto organizata e ofrojnë mbështetjen e tyre vetëm si përfaqësuese ligjore të palëve në nevojë dhe nuk sigurojnë ndihmë psiko-sociale apo ekonomike për çiftin e sapo divorcuar apo këshillimin e tyre psikologjik në drejtim të prindërimit pas divorcit. Më parë, E Drejta Zakonore Shqiptare i ka konsideruar fëmijët pronë të babait. Shekulli XX mori në konsideratë rolin e nënës si kujdestari primar i fëmijës dhe më pas interesi më i lartë i fëmijës përcaktonte nënën kryesisht si kujdestaren kryesore. Maccoby, Depner and Mnookin (1990) përcaktojnë se është e dobishme për fëmijën që të ndërveprojë me të dy prindërit në mënyrë konstante. Në vende të ndryshme ka lloje të ndryshme kujdestarish. Në vendin tonë përdoren disa shabllone dhe nuk merren në konsideratë specifikat e rastit. Ka shumë arsye se pse gjykata vepron kështu, një ndër to është se ndiqet praktika gjyqësore dhe disa gjyqtarë të pa specializuar në fushën e fëmijëve nuk tentojnë të sjellin risi në vendimet e tyre. Zakonisht prindit rezident, term të cilin e kam përdorur rregullisht në vlerësimet e kryera për gjykatën, i përcaktohet e drejta e takimit një herë në dy javë ose një herë në muaj. Me sforcim të madh janë caktuar të drejta takimi çdo javë ose edhe më tepër. Gjetjet e Hokkanen (2005) treguan se koha dhe vendi ndikonin përvojën e marrëdhënies prind-fëmijë. Gjithashtu ai tregoi se marrëdhënia e mamasë me babanë ndërmjetësohej nga fëmija dhe marrëdhënia e babait me mamanë ndonjëherë ndërmjetësohej nga paraja, rezultati ekonomik i divorcit ose pagesa e pensionit ushqimor. Duhet thënë që nuk është e lehtë të nisësh bashkëprindërimin pas divorcit. Duhen vendosur rregullat e reja të prindërimit pas divorcit në mënyrë që të ketë një marrëdhënie funksionale. Kjo do të ketë një ndikim pozitiv në prindërim. Natyra e bashkëpunimit ndikon në njëfarë shkalle në prindërim. Nëse marrëdhënia do të funksiononte, ish-partnerët mund të kishin një marrëdhënie të mirë dhe do të ishin në gjendje të bashkëpunonin, kjo do të mbështeste dhe lehtësonte prindërimin pas divorcit. Sipas disave, të cilëve u ka ecur mirë bashkëprindërimi pas divorcit, arsyeja ka qenë se kanë rënë dakord që më parë lidhur me vizitat dhe pensionin ushqimor. Zgjidhjet e martesës me marrëveshje kanë qenë pozitive për palët pasi gjithçka e kanë vendosur mbi letra. Në këtë rast përfituesit kanë qenë si prindërit ashtu edhe fëmijët. Marrëdhëniet me fëmijë përshkruhen si të ndryshuara pas divorcit. Të dyja palët reagojnë menjëherë ndaj ndryshimeve në familje. Tashmë u duhet të përshtaten me ambientin e ri dhe formën e re të marrëdhënieve të cilat duhet thënë që nuk kishin parapërgatitje. Fëmijët gjenden mes dy shtëpive të cilat nuk i kërkuan ata, por që u duhet të mësohen. Vështirësia për t’ia dalë e vetme ose i vetëm me fëmijët pas divorcit është shqetësimi kryesor. Por në vendin tonë lidhjet me familjen e origjinës janë ende të forta, për këtë arsye, mbështetja nga familjarët pas divorcit shihet ende si një faktor mbrojtës në drejtim të përballimit të vështirësive. Gjyshërit mbeten heronjtë, shpëtimtarët, edhe në situatat e divorcit. Por vështirësitë ekonomike përbëjnë problemin më të madh të prindërve pas divorcit. Të jetuarit në shtëpi me qira, mungesa e stabilitetit në punë, pagat e ulëta dhe çmimet e larta, bëjnë që jeta e fëmijëve pas divorcit të prindërve të pësojë ndryshime dhe të japë efekt në shumë aspekte të mirëqenies. Bashkëpunimi me prindin tjetër për interesat e fëmijëve, mbajtja e një marrëdhënie të ngushtë me fëmijën, përballja me përgjegjësitë e shtuara dhe mënyrat e reja për të menaxhuar dhe për tu kujdesur për gjithçka duke gjetur edhe mbështetje nga jashtë. 
    Lidhja mes depresionit dhe sëmundjeve të zemrës.
    Që prej disa kohësh, shkencëtarët mendojnë se ka një lidhje të rëndësishme mes depresionit dhe sëmundjes së zemrës. Trajtimi standard për depresionin ka përfshirë shpesh antidepresantë dhe psikoterapi. Por një studim i kohëve të fundit në Kanada, i publikuar në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë, tregon se për disa pacientë të sëmurë me zemër, ilaçet mund të jenë më të efektshme se sa seancat këshilluese me psikologun ose psikiatrin. Thuhet shpesh se, ajo që ndodh në tru, shpesh herë ndikon edhe në zemër. Një zbulim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i një dekade më parë, është edhe sot i vërtetë: njerëzit me depresion kanë më tepër prirjen të sëmuren. Në fakt, Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se numri i vdekjeve të pacientëve të moshuar që vuajnë nga depresioni, është 4 herë më i madh se i atyre që nuk janë me depresion, dhe shumica e tyre vdesin nga sëmundje të zemrës, ose nga hemorragjia cerebrale. 65-vjeçari Edward Pietrantonio ishte me depresion kur pësoi infarkt në zemër, 15 vjet më parë: “Përjetova vdekjen e një njeriu shumë të afërt me mua, pastaj patëm probleme familjare; gjithçka ndodhi përnjëherësh dhe pastaj pësova goditje në zemër”. Sëmundjet e tij fizike dhe psiqike ishin tipike për rreth 300 pacientë, të cilët u përfshinë në studimin kanadez. Njërit prej grupeve ju dhanë antidepresantë dhe të tjerët morën pjesë në sesione të përjavshme tek psikiatri. “Dihet prej shumë vitesh se depresioni është shumë i përhapur tek pacientët me sëmundje të zemrës, kështu që ne donim t’i bënim një vlerësim të dy trajtimeve për depresionin”. Doktor Francois Lesperance i Universitetit të Montrealit thotë se rezultatet ishin të habitshme: “Është sikurse të përpiqesh të trajtosh dy çështje në të njëjtën kohë. Vështirësia për t’u përballur me probleme shoqërore dhe strese dhe në të njëjtën kohë të vuash nga një sëmundje fizike, kjo ishte një sfidë e madhe për pacientët me sëmundje zemre”,-thotë mjeku. Një grup pacientësh morën antidepresantin citalopram, që njihet ndryshe si Celexa dhe Laxapro. Dr. Lesperance thotë se ky ilaç u zgjodh, ngaqë ka rrezikshmëri të ulët për të bërë reaksion me ilaçe të tjera. Ky është një faktor i rëndësishëm për pacientët që vuajnë nga zemra dhe që mjekohen edhe me ilaçe të tjera. Antidepresanti ndihmon në lehtësimin e depresionit, duke shtuar nivelin e substancës serotoninë në tru. “Antidepresantët, që kanë efekt tek sistemi i serotoninës në tru, i ndihmojnë pacientët me depresion, duke përmirësuar simptomat e sëmundjes”, thotë zonja Lesperanze. Studiuesit vunë re se kur rritej niveli i serontoninës në tru, gjendja psiqike e pacientit përmirësohej. Studimi kanadez, po ashtu arriti në përfundimin se pacientët, të cilët shkonin rregullisht në sesionet e përjavshme me mjekun psikiatër, treguan jo më tepër përmirësim se sa një vizitë e shkurtër tek mjeku, për një kontroll minimal. Doktor Lesperance thotë se studiuesit, megjithatë nuk ishin të sigurtë përse përmirësimi nuk ishte i ndjeshëm:“Biseda për këto çështje duket se ka qenë diçka e vështirë për pacientët e sëmurë me zemër”. Dr. Lesperance ende beson se sesionet e terapisë tek psikiatri janë të vlefshme për shumë njerëz dhe se krahasimi i mëtejshëm i efektit që kanë tek të sëmurët antidepresantët dhe format të tjera të terapisë psiqike, është i nevojshëm.
    Urdhëresa, për të menduar pozitivisht 
    Është optimizmi ai që na sjell lumturinë. 
    Ta shohësh botën me gjithë ngjyrat e saj, në të kundërt destinacioni do të biesh në depresion. Për këtë qëllim nevojitet filozofia e buzëqeshjesh, të paktën këtë sugjeron psikologu. Sipas këtij të fundit ndjenja e të qenit i plogësht, na bën që të jemi pesimistë, edhe atëherë kur adrenalina e situatës ku po jetojmë mund të jetë në maksimum. Braktisni këtë situatë dhe ndiq me kujdes katërmbëdhjetë urdhëresat që ju bëjnë të mendoni pozitivisht. Katërmbëdhjetë urdhëresat e të menduarit pozitivisht, lidhen me të qenit i lumtur, edhe atëherë kur gjendja jonë shpirtërore është poshtë. Sipas një studimi të kryer nga Erasmus University në Rotterdam, shumë prej të anketuarve edhe pse jetojnë në një shoqëri mjaft të përparuar arrijnë që të preokupohen edhe për gjërat më të vogla. Kjo gjë i bën ata që të mos ndihen të lumtur, duke u shqetësuar jo vetëm për problemet personale, por edhe rreziqet globale, të cilat na heqin kënaqësinë e të jetuarit brenda normave që nuk na krijojnë stres. 
    1. Merru me diçka
    2. Shoqërohu me miq
    3. Duhet të jesh prodhimtar
    4. Organizohu ndryshe
    5. Mos u shqetëso
    6. Ridimensiono frymëzimin
    7. Mendo pozitivisht
    8. Mendo për të tashmen
    9. Puno në një personalitet të shëndoshë
    10. Zhvillo një personalitet të shoqërueshëm
    11. Duhet të jesh vetvetja
    12. Elimino ndjenjat negative
    13. Kultivo raportet intime
    14. Konsideroje lumturinë si prioritetin numër 1 
    Teknologjia 
    Nëse ju jeni një pjesë e minoritetit që kanë një telefon me sistemin Windows 8 apo 8.1, dhe në qoftë se ju jeni duke shpresuar për të përditësuar telefonin tuaj me Windows 10, kompania ka publikuar disa lajme të këqija për ju.
    Microsoft ka vendosur të shtyjë përditësimin falas të Windows 10 për smartfonat deri “në fillim të vitit të ardhshëm,” sipas një deklarate zyrtare të dhënë në ZDNet. Windows 10 në smartfona ishte planifikuar të lançohej këtë muaj.
    Kjo shtyrje nuk do të ndikojë në veçoritë e Windows 8. Platforma e mobile e Microsoft ka dështuar në iOS dhe Android dhe shpejt u bë e parëndësishme në sytë e konsumatorëve.
    Sigal