Jeta e Naim Frashërit

    424
    Sigal

    Naim Frashëri u lind në vitin 1846 në Frashër. Në vendlindje mori mësimet e para dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea” (1869).

     Më vonë punoi pak muaj në Stamboll, si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), por iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë më të mirë. Në fillim ishte nëpunës në Berat e më pas punoi si doganier në Sarandë (1872-1877). Në këtë periudhë Naim Frashëri bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve u dha pas vjershërimit persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirikash Tejhyjylat” (Ëndërrimet, 1885).

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf