Jeronim De Rada, prova e hierarkisë poetike shqiptare në nivelin botëror

    56

    Jeromin De Rada
    Luleve që valëvit era

    Fryu era e maleve
    dhe rrëzoi hijen e lisit:
    gjaku im mbetet lumit t’Vodhit!
    Ushtarë, m’hapni shtatoren
    që të shoh edhe një herë
    Shkodrën dhe time motër
    te dritarja përkundruall.
    Më atje nuk do të zgjohem
    Luleve që valëvit era,
    posi valë që s’kanë mbarim
    Do të mblidhen shokët mbrëmjes
    brenda vatrash në atdhe:
    Unë i lë si ëndërzë.
    ———-
    Sot 110 vjet nga humbja e mjeshtrit të poezisë

    Sot mbushen 110 vjet nga vdekja e poetit të madh që shkëlqeu me talentin e tij krijues. Jeronim de Rada (Girolamo de Rada) ishte poet, publicist, folklorist, filolog dhe mësues. Ai u lind në vitin 1814 dhe vdiq në 28 shkurt të vitit 1903. De Rada ishte themeluesi i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe. U lind në Makia të Kalabrisë mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Më 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli, ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës. Më 1848 nxori të parën gazetë shqiptare “L’Albanese d’Italia”, në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës.

    për më shumë lexoni Gazetën Telegraf