Sigal

Ka disa mjete shumë të thjeshta dhe në të njëjtën kohë ekonomike, që do t’ju ndihmojnë të keni buzë voluminoze dhe të shëndetshme. Ndaj, mbani  shënim këtë recetë të thjeshtë bukurie dhe veçanërisht të dobishme.

Para se të shkoni për të fjetur, shikoni buzët tuaja. Nëse vini re se keni buzë të plasaritura, me ato lëkurzat tipike, i lyeni me vazelinë. Pas kësaj, aplikoni sheqer. Sa më të mëdha të jenë kokrrat e sheqerit, aq më mirë është.

Pas kësaj, bëni një masazh të butë në buzët tuaja. Në sajë të sheqerit, ju mund të shtresoni lëkurën duke hequr të gjitha qelizat e vdekura që gjenden në buzë.

Pasi të keni mbaruar me masazhin, i shpëlani me ujë të ngrohtë. Më vonë, aplikoni përsëri vazelinë, në mënyrë që ajo të veprojë gjatë gjithë natës.

Në mëngjes kur të zgjoheni, zieni një gjysmë gote ujë me kamomil dhe masazhoni buzët përsëri. Uji duhet të jetë i nxehtë, në këtë mënyrë nxit qarkullimin dhe buzët tuaja do të jenë të shëndetshme dhe të ndritshme.