Jemi OJF pa fitime, me të ardhurat e pronave kemi forcuar e modernizuar lëvizjen sindikale, nuk ka asnjë abuzim

592
Reagimi i kreut të Konfederatës Sindikale, Kol Nikollaj
Një një intervistë për “Telegraf”, në vitin 2015, kreu i Konfederatës Sindikale të Shqipërisë Kol Nikollaj, ka reaguar lidhur me akuzat për administrimin e pronave, të të ardhurave që përdoren privatisht për qejfe, udhëtime jashtë shtetit, për blerje makinash e pajisje luksoze zyrash, për bordero fiktive në përdorimin e të ardhurave financiare dhe për evazionin fiskal, që vazhdon të bëhet në dëm të shtetit, duke mos shlyer taskimin 10% mbi të ardhurat. Zoti Nikollaj, në reagimin e tij, jep shpejgime se çfarë është sindikata, por nuk jep asnjë shpjegim për katrahurën e bërë edhe me pronat që ka patur e ka në administrim kjo sindikatë, për të cilat zoti Nikollaj është vënë në qendër të sulmeve edhe prej grupimiti sindikal që drejton e drejtonte.
– Sindikata që ju drejtoni, akuzohet si pjesë e evazionit fiskal, mbasi nuk paguan në shtet, 10% të të ardhurave prej qirave të përdorimit të pronave…
“Objektet që KSSH posedon deri në vitin 2020, përdoren tërësisht në zbatim të ligjit që pronëson sindikatat. Këto objekte nuk përdoren për fitimprurje, por për të forcuar dhe konsoliduar aktivitetin sindikal si dhe një pjesë e të ardhurave shkon për kryerjen e investimeve dhe mirëmbajtjen e tyre, pasi objektet janë 40-50 vjeçare dhe janë tërësisht të amortizuara. Në objektet që janë me qira, ne nuk marrim të ardhura financiare direkt ekstra, por aktivitete sindikale si dhe me të ardhurat e marra, paguajmë veprimtaritë dhe aktivitetet në shërbim të sindikatës. KLSH, që ka kryer 2 herë auditin në raportet e tij është shprehur se këto objekte janë përdorur në përputhje me ligjin.
Sigal