Java e 15-të e Kampionatit të Kategorisë Superiore

620
Sigal

Partizani nuk ndalet, Teuta “mace e zezë” për Skënderbeun, Kukësi bënë detyrën në Gjirokastër, Kastrioti jep shenja “jete”, Kamza fillon ndryshimin

Java e 15 e Superiores.

Partizani-Tirana         2-1  (Hebaj 67’, 87’/ Halili 51’)

Luftëtari- Kukësi       0-1   (/Et’hemi 88’)

Skënderbeu- Teuta     0-1   (/Camara 30’)

Kastrioti-Flamurtari   1-0   (Herri 32’)

Laçi-Kamza                0-0

Fitores së “derbit”, Partizani i ka shtuar edhe një “fitore” tjetër sikur ishte ajo e Teutës në  Korçë kundër Skënderbeut. Tashmë  “demat” krahas paraqitjeve, pikëve kanë edhe moralin me vete teksa në çdo ndeshje po bindin se këtë radhë, munden…. Përsëri Teuta bënë “macen e zezë” për Skënderbeun. Ka qenë kjo Teutë që edhe në kohët e  arta të Skënderbeut i ka shkaktuar probleme korçarëve, ndërsa humbja e radhës ishte  “tërmet” për Korçarët. Durrsakët kanë ditur t’ju tregojnë vendasve se dinë  të fitojnë edhe me 10 lojtarë dhe për më shumë se gjysmën e lojës. Por ajo që  e bënë më të bindshme këtë fitore ishte se nuk ishte aksidentale apo rastësore por ishte një fitore që u arrit që në  të 30’. Tashmë misioni ujqërve bëhet më i vështirë duke filluar që nga takimi i transfertës me Kukësin në javën që vjen. Ndërsa Teutës i del për “detyrë” për të treguar në takimin e së shtunës me Partizanin se fitorja në Korçë ishte e merituar .

Pragmatizmi kuksian tashmë është një ngjarje e zakonshme e Superiores shqiptare. Nuk janë të pakta takimet që kuksianët fitojnë me nga një gol dhe në limitet e lojës dhe kjo tashmë është bërë një normalitet. Lojës së bukur të vendasve gjirokastritë, verilindorët i përgjigjen me një gol “të ngecur” në të 88’ atëherë kur asnjë mundësi nuk kishte për ta ndryshuar këtë fitore. Me këtë humbje gjirokastritëve iu del për “detyrë” që t’i fillojnë llogaritë që tani për  qëndrimin në Superiore.

Kastrioti kishte kohë që nën drejtimin e Nicës, rezultate  e krutanëve ishin  të pavërteta. Edhe pse trajneri Daja i Flamurtarit i ruhej një euforie të të tijve që vinte mbas fitores me Partizanin një javë më parë, kjo nuk  e shpëtoi nga “epoka Nica” që ka ditur ti motivojë dhe t’i  drejtojë krutanët në lojëra të bukura dhe rezultative. Goli  i Herrit do të kishte vlerën e tre pikëve por edhe atë të “braktisjes” së vendit të fundit. Flamurtari humbi një ndeshje , por fitoi një talent në portën e tij. Paraqitja e “minorit” Qirko tregoi se ai është një rival i denjë për portën vlonjate. Nga ana tjetër “derbi” i fundklasifikimit javën e ardhshme me Tiranën do jetë një test i së vërtetës për Nicën dhe Kastriotin e paraqitjeve dinjitoze.

Kamza  e kishte “paralajmëruar” Laçin se nuk do ishte “shëtitës” në fushën e këtij të fundit. Trajneri “plangprishës” Gjoka e kishte përgatitur ekipin edhe taktikisht por edhe psikollogjikisht teksa  iu kishte kërkuar të tijve të ruanin qetësinë dhe të zbatonin rigorozisht detyrat taktike. Tashmë “malorja” e Kamzës ka filluar të zbutet. Java tjetër do jetë një provë “ferri” në stadiumin e Kamzës aty ku “etja” e kamzalinjve ka rastin të shuhet.

Kategoria  e Parë gr A   Java  e 11-ë

Vllaznia ruan distancën

Me fitoren e djeshme Vllaznia vazhdon kryesimin e këtij grupi duke pasur  si ndjekëse permanente Erzenin e Shijakut. Verilindorët  shkodranë kanë mundur  dje me rezultat të pastër ekipin e Burrelit. Ka qenë braziliani Rodrigues që në të 30’ ka shënuar për  shkodranët  duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë presioni shkodranë u shtua dhe më tepër dhe në nisje të pjesë së dytë në të 49’ Dan Ignat do të shënonte edhe golin e sigurisë për Vllazninë. Por për këtë ndeshje kishte menduar edhe veterani Gilman Lika i cili në të 73’ do të vuloste rezultatin përfundimtar të kësaj sfide.

Rezultatet e javës 11 Grupi A

Vllaznia  – Burreli       3-0 (Rodrigues 30’, Dan Ignat 49’, Lika 73’)

Besëlidhja – Dinamo     0-1 (Prendi 54’)

Shënkolli – Iliria         1-0 (Alcani 34’)

Erzeni    –Korabi        1-0  (Vathi 38’)

Vora  -Veleçiku          0-2  (Çokaj 12, Plishti 18’)

Me rezultat minimal Erzeni ka mundur në stadiumin e tij  ekipin e Korabit, në një takim që I ka mbajtur vendasit në ankthin e barazimit deri në përfundim të lojës. Edhe pse epërsia  shijakase ka qenë evidente tre pikët ja ka dhënë vetëm një gol I shënuar nga sulmuesi Vathi.

Dinamo rimerr statusin e “nëndetëses” teksa pa shumë mund fiton në fushën e vështirë  lezhiane. Me golin e Prendit ata janë ngjitur në vendin e tretë dhe janë në “gatishmëri” për çdo të papritur të Vllaznisë dhe  Erzenit..

Kategoria e Parë Grupi  B

Bie Besa, Bylis merr kreun

Rivalitetit të kreut të klasifikimit tashmë grupit rivalizues i shtohet edhe Lushnja e cila me fitoren bindëse në transfertën  e Orikumit  edhe pse me një diferencë prej 6 pikësh nga kryesuesja  është një pretendente reale për ta bërë edhe më të bukur këtë garë. Apolonia  i shkakton humbjen e dytë Besës duke i hequr vendin e parë. Për Bylisin ka qenë java “Po”  Ai ka ka bindur me fitoren e vështirë në Cërrik me rezultatin  0-2. Elbasani vazhdon “lëngimin” në fund klasifikim ku edhe këtë javë ka pësuar humbjen  e 9 në 11 takime.

Rezultatet e Grupit B

Apolonia – Besa 1-0     (Hysenshahaj 41’)

Egnatia Elbasani 1-0      (Branica 58’)

Turbina – Bylis 0-2        (Peposhi  14’, Bej 88’)

Tomorri-Pogradeci 1-0   (Ogbodike 15’)

Oriku –Lushnja 1-3        (Gonzales 53’/ Sefa 24’ Bufasi 74, Allkanjari  83’)

Kategoria e Dytë

Tërbuni në Gr A dhe Shkumbini në Gr B udhëheqin klasifikimin.

Tension në takimin Delvina-Maliqi. Trajneri Malësia akuzon gjyqtarët

Një nga takimet më të rëndësishme të kategorisë së dytë ishte ai që u zhvillua në stadiumin e Sarandës midis midis kryesueses së grupit B, Maliqit dhe Delvinës. Deri në javën e 10 Maliqi e kryesonte tabelën e klasifikimit së bashku me Shkumbinin, ndërsa në këtë javë  Maliqi nuk ka mundur ta kalojë ndeshjen me Delvinën duke u mundur 3-2 (1-2) Edhe pse ka qenë një takim që është dominuar nga miqtë që e kanë mbyllur pjesën e parë me fitore 1-2, në përfundim do të ishin vendasit që do ta përmbysnin rezultatin në 3-2.  Loja ka qenë e tensionuar dhe  trajneri i Fk Maliqit  Egli Malësia akuzon se loja u vendos nga njëanshmëria e gjyqtarëve. Malësia ka akuzuar rivalët e madje mjaft i nervozuar ka shpërthyer në akuza të forta. Sipas tij ata që i vënë “shkopinj nën rrota” skuadrës së tij do ta pësojnë…