Jaka: Bursa, alternativa e së ardhmes për biznesin

724
Sigal

Dhoma e Tregtisë/Paketë propozimesh për Qeverinë nga biznesi për politikat ekonomike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, së bashku me shoqatat e Biznesit, në mbledhjen e kryesisë hartuan një paketë propozimesh për qeverinë e re për vijimin e politikave ekonomike. Në një kohë kur bankat e nivelet të dytë kanë kufizuar dhënien e kredive, duke vënë në vështirësi investimet private, biznesi kthen sytë nga Bursa, e cila shihet si alternativë për të ardhmen. “Duke shtuar rrugën për bursën dhe për përcaktimin e kompanive shqiptare të kuotuara në këtë bursë për t’i shërbyer realisht kompanive shqiptare dhe mos të kemi një orientim të qytetarëve drejtë bankave ku lekët e tyre mund të përfundojnë edhe jashtë kufijve shqiptarë, por të kemi eficensën e tyre duke realizuar të mirat reale për qytetarët dhe vendin tonë.” tha Nikolin Jaka, Kreu i Dhomës së Tregtisë. Informaliteti, korrupsioni dhe kreditë e këqija janë shqetësimi kryesor i biznesit, për të cilat kërkojnë zgjidhje nga qeveria. Një ndër kërkesat e biznesit renditet edhe rishikimi i strategjisë së riciklimit. Gjithashtu në këtë mbledhje iu kërkua qeverisë shqiptare të hartojë ligjin për Amnistinë Fiskale me qëllim rimëkëmbjen e sipërmarrjes shqiptare. “I kërkojmë qeverisë shqiptare të organizojë një tryezë të përbashkët me përfaqësuesit e biznesit për të diskutuar problemet emergjente të sipërmarrjes. I kërkojmë qeverisë të hartojë ligjin e Amnistisë Fiskale për rimëkëmbjen e sipërmarrjes. I kërkojmë të ndërmarrë një luftë me tolerancë zero ndaj informalitetit si dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga ana e qeverisë”, renditi Jaka disa nga pikat e paketës së propozimeve drejtuar qeverisë së re. “Duhen marrë dhe afatet që i ka dhënë sipërmarrjes private, do të kemi një strategji të veçantë për sistemin e kredive të këqija, do diskutohet për partneritetin, bashkëpunimin dhe krijimin e Këshillit Kombëtar Ekonomik” tha Nikolin Jaka, Kreu i Dhomës së Tregtisë. Pritshmëritë e biznesit nga qeveria Rama janë të shumta, sipërmarrja pret të çlirohet nga ngarkesa fiskale, arbitrariteti tatimor dhe të mund të gjenerojë para, nga kthimi i borxhit që qeveria e i ka. Në thelb të politikës tatimore të së majtës është taksimi progresiv që ul taksat për 95 % të shqiptarëve.

Box

Propozimet ndaj Qeverisë

Krijimi i Bursës

Amnistia fiskale

Lufta kundër informalitetit

Shlyerja e detyrimeve ndaj sipërmarrjes

Krijimi i një strategjie për kreditë e këqija

Krijimi i Këshillit Kombëtar Ekonomik

Rishikimi i strategjisë së riciklimit

Biznesi kërkon tryezë të përbashkët me Qeverinë

Biznesi kërkon tryezë të përbashkët me qeverinë e re për të diskutuar problemet emergjente. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jakaj kërkoi edhe krijimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar i premtuar më herët nga kryeministri Edi Rama. “I kërkojmë qeverisë së re një tryezë të përbashkët për të diskutuar problemet emergjente të biznesit  si dhe për premtimet e dhëna. Kërkojmë të promovohet Këshilli Ekonomik Kombëtar i premtuar nga kryeministri Rama. Kërkojmë një amnisti të plotë për biznesin dhe krijimin e Bursës së Tiranës, që biznesi të mos jetë i varur vetëm nga kreditë bankare. Kërkojmë të mos ketë rritje taksash dhe taksat e koorporatave të jenë të ulëta” u shpreh Jakaj.

  “Lufta” për gazin e TAP-it. Shqipëria në negociata për ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes

Në 19 shtator Konsorciumi i Shah Deniz njoftoi firmosjen e kontratave 25-vjeçare të shitjes së 10 miliard m3 gaz natyror në vit, të prodhuar nga fusha e Shah Deniz në Azerbajxhan, si rezultat i zhvillimit të Fazës 2 të projektit Shah Deniz. “Këto kontrata shënojnë shitjen më të madhe të gazit në historinë e Azerbajxhanit, duke shërbyer si lidhje direkte midis burimeve gjigande të vendit me tregjet europiane”, tha Rovnag Abdullayev, President i SOCAR. Duke komentuar marrëveshjet, Gordon Birrell, President i Operatorit (BP) të Shah Deniz tha: “Konsorciumi i Shah Deniz është krenar të jetë i përfshirë në përfundimin e një nga marreveshjeve më të mëdha të gazit në historinë e industrisë së gazit dhe naftës”. Deklarata nënvizon faktin që nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve ishte vazhdim i shprehjes së interesit të shumë kompanive dhe shënon përfundimin e procesit të shitjes së gazit natyror nga fusha e Shah Deniz 2. Në Shqipëri deri më tani ende nuk është paracaktuar të tregtohet gaz. Qeveria shqiptare ka hyrë në negociata me kompaninë shtetërore të gazit në Azerbajxhan për të ndërtuar rrjetin e shpërndarjes, që do të mundësonte furnizimin e konsumatorëve dhe bizneseve shqiptare me këtë produkt. Pak ditë më parë, ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, ishte në Azerbajxhan ku ka zhvilluar takime me drejtuesit e gazsjellësit dhe fushës së Shah Denizit, ku një nga temat kryesore të bisedave ka qenë pikërisht ajo e ndërtimit të rrjetit të shpërndarjes. Aktiviteti i datës 19 shtator 2013 në Baku, Azerbajxhan sikurse është njoftuar prej Konsorciumit të Shah Deniz 2, kishte të bënte me nënshkrimin e kontratave 25-vjeçare të shitjes së 10 miliard m3 gaz natyror në vit, që do të prodhohet nga ky vendburim, me kompanitë fituese të garës për blerjen e sasive të gazit që do të prodhohen prej Fazës 2 të vendburimit Shah Deniz dhe që do të tregtohen në tregun europian.